Hikrra është një ushqim i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm, që duhet ta konsumojmë sa më shpesh

Hikërrori tretet lehtë, është njhë burim i shkëlqyer me vitaminë B dhe shumë veti tjera shëruese, transmeton Telegrafi.


Ky produkt nuk përmban gluten. Shpesh përdoret edhe si zëvendësim për oriz ose përgatitet si bollgur.

Përbërësit: - 250 g hikërr, - ½ l ujë, - perime të ngrira (përzierje e kungulleshave, specave, domateve, bishtajoreve, qepëve dhe ullinjve të zinj.), - spec i bluar, - 3 lugë koncentrat domatesh, - 1 lugë mustardë, - 1 lugë përzierje erëzash, - kripë, - ½ l salcë domatesh apo 2 konserva domatesh, - 1 lugë e vogël përzierje të erëzave. Përgatitja: 1. Të gjithë përbërësit zieni bashkë derisa hikrra të mos zbërthehet.

2. Kujdes të mos mbeten pa ujë.

3. Domatet dhe përzierjen e erëzave shtoni në fund të zierjes.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/