QPS-ja në Shtime nis trajtimin e dy të miturve që ishin përfshirë në rastin e dhunës në shkollë

Rasti i nxënësit “problematik” ( S.S ) në klasën e gjashtë në shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, paralelja e ndarë në fshatin Davidoc të Shtimes mori vëmendje gjithandej vendit, derisa ai kishte publikuar një video në rrjetet sociale duke e rrahur dhe keqtrajtuar ish shokun e tij të klasës (A.J) dhe ndërkohë duke e hedhur atë në kontejner të mbeturinave.
Shkaku i kësaj në fundjavë edhe prindërit e tjerë të klasës së gjashtë në këtë shkollë patën reaguar duke kërkuar që mos t’i lënë fëmijët e tyre të mbajnë mësim në prezencë të tij.
Ndërkohë edhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Shtime, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për ta trajtuar rastin.
Rasti tashmë ka nisur të trajtohet nga Qendra për Punë Sociale në Shtime, andaj “dhunuesin” tashmë e kanë dërguar në Prishtinë te psikologët, ndërkohë viktimën po e trajtojnë në QPS në Shtime. Ndërkohë me rastin po merret edhe Policia e Kosovës në Shtime.
Adem Ramadani, ushtrues i detyrës së drejtorit në QPS në Shtime, ka thënë për Telegrafin, se rasti ka marrë përmasa të tjera pas publikimit të videove dhe janë duke e trajtuar me seriozitet.
“Të dy të miturit kanë qenë shokë, por probleme kanë pasur edhe në të kaluarën, derisa u është ndërruar edhe shkolla, por prapë kanë vazhduar problemet mes tyre. Pas rastit të fundit e kemi mbajtur mbledhjen e KKSB-së dhe tash si QPS jemi duke i trajtuar të dytë. Dhunuesin në këtë rast i cili ka publikuar videot në rrjete sociale duke e rrahur shokun e vet, tashmë e kemi dërguar në Prishtinë për trajtim te psikologët, kurse viktimën po e trajtojmë në QPS në Shtime”, ka thënë Ramadani.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me prindin e A.J, Muhamet Jakupin, i cili ka kërkuar mbështetje institucionale me arsyetimin se djali i tij përveç lëndimeve trupore ka pësuar edhe çrregullime emocionale.
“Djali po zgjohet disa herë gjatë natës dhe po më thërret Babi më ndihmo, po frikësohem, po më rrahin e të tjera. Ne kërkojmë përgjegjësi dhe mbrojtje institucionale pasi që jemi shumë të shqetësuar me rastin. Ua rikujtoj se ka pasur shumë raste kur ai fëmijë përveçse e kishte rrahur djalin tonë, ia kishte marrë edhe paratë e ushqimit që ne ua kemi dhënë në shkollë. Në disa raste ua kishte marrë nga 5 euro, por djali nuk kishte pasur guxim të tregonte në familje”, është ankuar Jakupi.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, paralelja e ndarë në fshatin Davidoc, Enver Dugolli, por ai nuk ka dhënë detaje nëse do të merren masa ndaj nxënësit S.S.
“Mund të them se rasti është duke u trajtuar nga Qendra për Punë Sociale, ndërkaq mësimi është duke u mbajtur normalisht në shkollë nga nxënësit e tjerë”, ka thënë shkurt Dugolli.
Ndërkohë edhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Shtimes, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme e cila kishte në rend dite shqyrtimin e situatës së krijuar pas dhunës së shkaktuar nga S.S. Ndërkohë, pritet të dalin edhe rekomandimet lidhur me rastin./Telegrafi/
Telegrafi ka raportuar edhe gjatë javës së kaluar lidhur me këtë: https://telegrafi.com/nxenesit-e-klases-se-gjashte-ne-davidoc-te-shtimes-bojkotojne-mesimin-shkaku-nje-nxenesi-problematik/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet sa finalistë do të jenë në Big Brother VIP Albania 4

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze