LAJMI I FUNDIT:

Qorrolli: Nga hiçi, njerëzit në zyrat publike janë bërë super milionerë

Qorrolli: Nga hiçi, njerëzit në zyrat publike janë bërë super milionerë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, deklaroi se njerëzit nga “hiçi”, janë bërë “super milionerë” në zyrat publike.

Në kuadër të diskutimit për luftën kundër korrupsionit, Qorrolli tha se do të ishte në dëm të Kosovës, në qoftë se nuk do të dihej se si shtohet pasuria e zyrtarëve publikë, kështu duke iu referuar Agjencionit të Antikorrupsionit.


Madje, Qorrolli tha se ka përpjekje enorme të institucioneve qeveritare, për të plotësuar reformën ligjore.

“Imagjinojeni sikur Kosova mos ta kishte Agjencionin Antikorrupsion dhe mos ta dinim se si shtohet pasuria e zyrtarëve publikë, vit për vit, e periudhë pas periudhe. Vlerësimi i pasurisë, periodikisht duhet çdo një vit, por ne po e marrim në një statistikë 5 deri në 10 vite, për të parë qe njerëzit nga hiçi janë bërë super milionerë në zyrat publike. Kjo më është një fakt, që njerëzit nga zyrat publike, janë super të pasuruar. Çfarë përpjekje enorme bëhen tradicionalisht nga institucionet qeveritare për ta plotësuar reformën ligjore”, potencoi Qorrolli në TeVe1.

Tutje, zëvendësministri i drejtësisë, tha se qytetarët në Kosovë më shumë besojnë në politikë, se sa në drejtësi.

“Në demokraci kushtetuese, e në vendet ku sundon demokracia dhe ku të drejtat e njeriut janë fondamenti i qeverisjes së atij vendi, besimi duhet të jetë më i madh në drejtësi, se sa në politikë. Mirëpo, në Kosovë ndodhë e kundërta”, shtoi më tej Qorrolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori