LAJMI I FUNDIT:

QNJ-IKD: MPMS gjatë pandemisë shkeli të drejtat e personave me nevoja të veçanta

QNJ-IKD: MPMS gjatë pandemisë shkeli të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka vepruar në kundërshtim me obligimet kushtetuese dhe ligjore, duke kufizuar të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.

Kështu thuhet në raportin “Paligjshmëria e MPMS-së ndaj personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, të realizuar nga Qendra për Ndihmë Juridike (QNJ) e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).


“Integrimi në shoqëri i personave me nevoja të veçanta pa dyshim se mbetet një nga obligimet më të rëndësishme të të gjitha shteteve të cilat kanë obligim kushtetues promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mos trajtimi i kësaj kategorie shoqërore sipas nevojave të tyre paraqet diskriminim. Kosova ka miratuar Ligjin Nr.05/L-067 për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, i cili rregullon statusin dhe të drejtat e personave të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit, kanë humbur në formë të përhershme mundësinë e zhvendosjes dhe lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme apo të sipërme. Përfituesit sipas këtij ligji mbrohen nga të gjitha format e diskriminimit, përfshirë edhe të drejtën për kompensim të caktuar nga buxheti i Republikës së Kosovës si dhe përfitime të tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Në bazë të pesë (5) rasteve të cilat QNJ-IKD i ka pranuar gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2020, ka rezultuar se MPMS-ja ka bërë rivlerësimin e personave të cilët kanë fituar statutin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik që nga viti 2017, duke mos respektuar obligimet që dalin me ligjin dhe rregulloren që e trajton këtë çështje, pasi ka vendosur të bëj rivlerësimin e tyre pa i ftuar palët në ekzaminim fizik, duke u mjaftuar vetëm me dokumentacionet mjekësore të cilat palët i kanë dorëzuar në vitin 2017, kur ata edhe e kishin fituar këtë status.

“Përveç tyre, sipas të dhënave të MPMS-së, në procesin e rivlerësimit gjatë periudhës së pandemisë (mars-dhjetor 2020), pas refuzimit të palëve që më parë kanë qenë përfitues të Ligjit, janë bërë 319 ankesa, 261 prej të cilave janë refuzuar edhe në shkallën e dytë të MPMS-së, përmes disa vendimeve kryesisht shabllone. Ndërsa, edhe pse përmes procedurës ankimore përcaktohet që të eliminohen gabimet eventuale të shkallës së parë, në praktikë rezulton se Komisioni i Ankesave i MPMS-së ka bërë gabimin e njëjtë duke mos përmirësuar shkeljet e komisioneve vlerësuese. Një qasje e tillë ka ndikuar në kufizimin e të drejtave të garantuara me ligj për personat që kanë fituar statutin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik”, thuhet më tej në njoftim.

QNJ-IKD rekomandon që duke marrë parasysh periudhën e vështirë me pandeminë Covid-19, MPMS-ja duhet që të ndal mohimin e të drejtave ligjore të personave të cilët tash e tre (3) vite marrin kompensim nga MPMS-ja dhe në një periudhë sa më të shpejtë kohore të bëj edhe një rivlerësim për personat që janë rivlerësuar pa u bërë ekzaminime fizike në zyrat rajonale të ministrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori