LAJMI I FUNDIT:

QMK: Komunat t’i kontrollojnë vendet kritike ku janë të mundura vërshimet

QMK: Komunat t’i kontrollojnë vendet kritike ku janë të mundura vërshimet

Pas paralajmërimeve për reshje të reja të shiut dhe borës, Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandon që njësitë e vetëqeverisjes lokale t’i obligojnë ndërmarrjet publike t’i kontollojnë të gjitha vendet kritike ku është e mundur derdhja dhe përmbytja e lumenjve.

“Rekomandohet edhe kontrollimi i gjendjes me rrjetin e kanaleve kulluese dhe të objekteve të tjera të ujit në territorin e komunave. Është e nevojshme komunat t’i njoftojnë edhe bujqit që t’i mbrojnë hapësirat bujqësore në të cilat kanë mbjellur kultura”, thonë nga QMK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga QMK gjithashtu i përkujtojnë qytetarët nëse kanë nevojë, ta përdorin numrin e telefonit falas për thirrje urgjente 195./Telegrafi/