eksperti-banner

Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një zjarr është aktiv, një zjarr është nën kontroll dhe shtatë zjarre janë shuar.

Siç raportohet nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, në Shtip ka një zjarr aktiv ku po digjet një deponi, dhe një zjarr është vënë nën kontroll në komunat Shën Nikollë dhe Llozovë - fshati Delisinci dhe fshati Saramzalino ku po digjet bimësi e ulët.


"Zjarret janë shuar në Komunën e Kumanovës - Rruga Gjuro Pucar 38 (bimësi e ulët), Komuna e Çashkës - fshati Çashkë (bimësi e ulët), Komuna e Demir Hisarit - fshati Obednik (bimësi e ulët), Komuna e Gazi Babës - fshati Jurumleri (bar i thatë, shkurre dhe mbeturina të rënda), Komuna e Likovës - fshati Likovë (bar i thatë), Komuna e Likovës - fshati Matejçe (bar i thatë) dhe Komuna e Kumanovës - vendbanimi Pero Çiço (shtylla dhe pemë)", thonë nga QMK.