QMK: Gjashtë zjarre aktive, 30 janë shuar

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën 7:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në ambiente të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas QMK-së, 6 zjarre janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 30 janë shuar.
Zjarret aktive janë regjistruar në këto komuna: Shtip, Strugë, Saraj, Studeniçan, Gjorçe Petrov dhe Kërçovë.
Zjarret që janë nën kontroll janë në komunat: Makedonski Brod, Zelenikovë dhe Delçevë.
Ndërkohë, zjarre të shuar janë regjistruar në komunat: Veles, Çashkë, Demir Kapi, Novo Sellë, Strumicë, Vallandovë, Bogovinë, Jegunovcë, Gostivar, Prilep, Dolnen, Vinicë, Saraj, Haraçinë, Çuçer-Sandevë, Studeniçan, Shuto Orizarë, Mogillë, Likovë, Rankovcë, Kumanovë, Staro Nagoriçan dhe Strugë.
Nga
Telegrafi
5 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































