LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Të mërkurën fillon caktimi i terminëve për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve

QKUK: Të mërkurën fillon caktimi i terminëve për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se nga e mërkura e 6 korrikut do të fillojë me caktimin e terminëve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në njoftim thuhet se caktimi i terminëve bëhet çdo ditë pune e hënë- e premte, në numrin 038 500 600 34 44, nga ora 12:00 deri në 14:30.


“Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga  mjeku specialist përkatës. Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, thuhet se nëse termini bëhet pa udhëzim nga mjeku përkatës, atëherë do të anulohet.

“ShSKUK është në finalizim të planit për caktim të terminëve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së, për të cilat do të ju informojmë në vijim”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/