LAJMI I FUNDIT:

QKUK sqaron vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi

QKUK sqaron vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, përmes një komunikate për media ka dhënë sqarime rreth vdekjes së 23 vjeçares në Drenas, për të cilën familjarët kanë pohuar se ajo ka ndërruar jetë tri ditë pasi ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

Klinika Emergjente thotë se pacientja është sjellë në klinikë, me humbje të vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar, ku më pas nuk ka arritur të mbijetonte, transmeton Telegrafi.


“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

Klinika Emergjente thekson se “Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemoragjia intraabdominale ( gjakderdhje në bark) , shok hemorragjik”.

Humb jetën 23 vjeçarja në Drenas, familjarët thonë se vdiq pasi e mori vaksinën kundër COVID-19
Lexo po ashtu Humb jetën 23 vjeçarja në Drenas, familjarët thonë se vdiq pasi e mori vaksinën kundër COVID-19

Siç njofton Klinika Emergjente familjarët kanë refuzuar obduksionin.

Ndryshe, familjarët e 23 vjeçares, më herët në rrjetet sociale kanë pohuar se viktima ka ndërruar jetë tri ditë pasi është vaksinuar.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për Telegrafin se vajza ishte vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori