LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Janë siguruar shiritat TOT për rregullim të urinimit të pakontrolluar, pacientët me probleme të tilla mund t’i drejtohen Urologjisë

QKUK: Janë siguruar shiritat TOT për rregullim të urinimit të pakontrolluar, pacientët me probleme të tilla mund t’i drejtohen Urologjisë

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po kryhet një ndërhyrje e cila rregullon urinimin e pakontrolluar.

QKUK njofton se deri tani, ky shërbim është kryer rrallë në pamundësi të blerjes së tyre nga ana e pacientëve.


Në njoftim thuhet se Klinika e Urologjisë ka ekip të përgatitur dhe trajnuar për ta kryer këtë shërbim, andaj pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim mund të drejtohen tek Klinika e Urologjisë në QKUK.

“Urinimi i pakontrolluar që njihet se stres incontinenca urinare, ka filluar të trajtohet me shumë sukses, përderisa QKUK ka siguruar shiritat e TOT që mundësojnë korrigjimin e saj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/