Ditë historike është quajtur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës dënimi i Zoran Vukotiq me 10 vite burgim nga Gjykata Themelore, për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë.
Megjithatë, QKRMT do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për lartësinë e dënimit, të cilin e quajti shumë të ulët.
Sebahate Pacolli, nga QKRMT, tha se dënimi i sotëm është një ditë historike”, tha ajo.
“Një dite kaq historike. Sot është marrë vendimi që Zoran është dënuar me 10 vite burgim për krime lufte, saktësisht dhunës seksuale. Për neve është ditë historike se është hera e parë që nga gjykatat tona jepet një dënim i tillë. Ne jemi shume të kënaqur që angazhimi 20 vjeçar po merr dimensionin e drejtësisë së vonuar që kemi punuar shumë. Dënimi jo i merituar, po kjo paraqet fillimin. Pa triumfin e drejtësisë shpirti i tyre nuk qetësohet. Ata që kanë dërguar paditë e tyre ky është triumf”, tha ajo.
Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës tha se sot po fillon epoka e drejtësisë për të gjitha të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës.
“Me të vërtetë sot është një ditë apo një epokë e re për të gjitha neve të mbijetuarave të dhunës. I falënderoj të gjithë për angazhimin e tyre 20 vjeçar, gjithë stafit që ka kanë përkrahur deri sot. Sot fillon epoka e neve, drejtësi për neve, për kriminelin në burg edhe ai do ta fillojë një epokë të re”, tha ajo.
Fatmire Haliti, juriste ne QKRMT, tha se lartësinë e dënimit do të adresojnë në Gjykatën e Apelit.
“Sa i përket lartësisë së dënimit, sigurisht nuk jemi të kënaqur me lartësinë e dënimit. Do ti paraqesim ankesat tona sa i përket dënimit dhe do të bëjmë ankesë në gjykatën e apelit që të rritet dënimi ndaj atij dhunuesi”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe