LAJMI I FUNDIT:

Qindra turistë kanë mbetur në Maldive si pasojë e coronavirusit

Qindra turistë kanë mbetur në Maldive si pasojë e coronavirusit

Qindra turistë janë ende në Maldive, më shumë se një muaj pasi coronavirusi arriti atje, deklaron ministri i vendit për turizëm, Ali Waheed.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha se rreth 500 turistë gjenden në ishuj, ndërsa 100 prej tyre janë bllokuar në aeroport.


Qeveria po ndihmon njerëzit që nuk kanë mundësi të vazhdojnë të qëndrojnë në vendpushime.

“Ne i konsiderojmë ata si vendasit tanë, falë tyre ne jemi këtu sot”, u shpreh Waheed.

Bëhet e ditur se dy rastet e para të coronavirusit në Maldive u konfirmuan më 8 mars, ndërsa më vonë vendi e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Numri i të infektuarve deri më tani u rrit në 468, thuhet se 17 persona janë shëruar, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Ishulli në Oqeanin Indian është i njohur për vendpushimet e tij luksoze, dhe industria e turizmit është tronditur nga pandemia, pasi vendi mbylli kufijtë e tij kombëtar dhe anuloi fluturimet. /Telegrafi/

13 luxury hotels in the Maldives

Maldives Resorts| W Maldives

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori