LAJMI I FUNDIT:

Qindra armenë largohen nga Nagorno-Karabakh për në Armeni

Qindra armenë largohen nga Nagorno-Karabakh për në Armeni

Qindra armenë etnikë janë larguar nga Nagorno-Karabaku në Armeni disa ditë pasi Azerbajxhani mori kontrollin e territorit në një ofensivë ushtarake.

Qeveria armene tha vonë të dielën se gjithsej 1,050 njerëz kishin kaluar në vend nga Nagorno-Karabakh, një enklavë në Azerbajxhan e populluar kryesisht nga armenë etnikë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.


Armenia tha se është e gatshme t’i pranojë ata pas fitores ushtarake të Azerbajxhanit javën e kaluar në një konflikt që daton nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Kryeministri Nikol Pashinyan theksoi të dielën se ai priste që rreth 120,000 civilë në rajonin e Kaukazit Jugor të largoheshin për në Armeni, sepse ata nuk duan të jetojnë në një pjesë të Azerbajxhanit dhe kanë frikë nga “rreziku i spastrimit etnik”.

“Po shtohen gjasat që armenët e Nagorno-Karabakut ta shohin dëbimin nga atdheu i tyre si të vetmen rrugëdalje”, citohet të ketë thënë ai.

Armenia “do të mirëpresë me dashuri vëllezërit dhe motrat tona nga Nagorno-Karabakh”, shtoi Pashinyan, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. /Telegrafi/