LAJMI I FUNDIT:

Qeverisë së Karolinës së Jugut iu shfaqen 1.8 miliard dollarë në llogari – askush nuk e di se nga kanë ardhur paratë

Qeverisë së Karolinës së Jugut iu shfaqen 1.8 miliard dollarë në llogari – askush nuk e di se nga kanë ardhur paratë

Qeveria e Karolinës së Jugut zbuloi 1.8 miliard dollarë në një nga llogaritë e saj – por nuk e ka idenë e kujt janë paratë apo për çfarë shërbejnë.

Për këtë arsye u organizua një hetim në nivelin më të lartë dhe u sugjerua që shuma e madhe të transferohej në një llogari të posaçme, të “kyçur”, ku llogariten interesat.


Senatori Larry Grooms, i cili po heton misterin, tregon se aktualisht nuk ka asnjë informacion se ku duhet të kishin përfunduar paratë.

“Është si të hysh në bankën tënde dhe nëpunësi thotë se ke shumë para në llogarinë tënde, por ai nuk e di se kujt i përkasin”, shpjegoi ai.

Kujtojmë se kontabilisti i shtetit kishte dhënë dorëheqje në vitin 2023 kur departamenti i tij “dyfishoi fondet” në llogaritë e arsimit, duke rezultuar në një llogaritje të gabuar prej 3.5 miliardë dollarësh.

Thuhet se “konfuzioni” është shkaktuar nga një ndryshim në sistemin kompjuterik të shtetit në vitin 2010 dhe se 1.8 miliardët e zbuluar mund të jenë pjesë e së njëjtës histori.

Spekulohet se paratë janë zhvendosur nga një vend në tjetrin, për të “balancuar financat e shtetit”, shkruan dailymail.

Zyrtarët e Karolinës së Jugut nuk kanë dhënë shumë informacione rreth origjinës së 1.8 miliard dollarëve dhe rasti mbetet një mister për momentin.

“Nuk ngjall besim. Por lajmi i mirë është se paratë nuk humbasin”, tha guvernatori republikan Henry McMaster.

Autoritetet amerikane tashmë ka kohë që kanë nisur hetimet edhe jashtë shtetit të Karolinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori