Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik, kanë organizuar konferencën ndërkombëtare “Fuqizimi i kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme”, ku u tha se për fëmijërinë e hershme në Kosovë nuk është bërë sa duhet.
Ahmet Kryeziu, drejtori i Save dhe Children në Kosovë, tha se përmes projekteve të tyre kanë rritur gradualisht cilësinë dhe disponueshmërisë e shërbimeve për fëmijëri të hershme.
Labërie Luzha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se Kosova e ka zhvilluar mjaftë shumë legjislacionin që mbron fëmijët por që sipas saj, sfidë mbetet nevoja për forma fizike dhe mënyra alternative për qaje në shërbime të fëmijërisë së hershme.
Sipas saj, investimi në fëmijërinë e hershme është investim në të ardhmen e një shtetit prandaj ajo këshilloi që të krijohen programe adekuate që ndihmojnë në edukimin e fëmijërisë së hershme.
Merita Vuthaj, udhëheqëse e divizionit për shëndetësinë e nënës dhe fëmijët, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, kërkoi investim më të madh në shërbimet shëndetësore për fëmijërinë e hershme pasi siç tha ajo sfidë mbetet edhe vdekshmëria e madhe e foshnjave në Kosovë.
Ajo tha se si ministri kanë arritur të shtrijnë vizitat nëpër shtëpi në 22 komuna dhe të trajnoi mbi 600 punëtorë mjekësor, social e edukatorë.
Nezir Çoçaj nga Instituti Pedagogjik i Kosovës tha se IPK ka synim investimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm në sistemin arsimor të hershëm duke ngritur në nivel bashkohor dhe standardeve bashkëkohore.
Ai tha se Instituti ka bërë hulumtime për edukimin parashkollor që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së edukimit tek fëmijët.
Në këtë konferencë prezent ishte përfaqësuesi nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hillen francke e cila tha se alarmante kanë qenë rezultatet e testit PISA të cilët e kanë renditur poshtë Kosovën, dhe kjo sipas saj, tregon interesimin e Kosovës për fëmijërinë e hershme.
Francke tha se në Kosovë ka një hendek të madh në mes shkathtësive dhe asaj çka prodhon sistemi arsimor.
Ajo kërkoi nga qeveria e ardhshme që ta ketë prioritet edukimin në fëmijërinë e hershme.
Po ashtu, në konferencë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe profesionistë të fëmijërisë së hershme.
Konferenca ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme” do vazhdoj edhe gjatë ditës se nesërme./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur