LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i vazhdon mandatin edhe për 6 muaj komisionit për verifikimin e diplomave në veri të Mitrovicës

Qeveria i vazhdon mandatin edhe për 6 muaj komisionit për verifikimin e diplomave në veri të Mitrovicës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka vazhduar edhe për gjashtë muaj mandatin komisionit për verifikimin e diplomave në universitetin në veri të Mitrovicës.

Kurti ka thënë se qëllimi i krijimit të këtij komisioni ishte që t’u mundësohet qytetarëve të komunitetit joshumicë që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive të barabarta brenda administratës shtetërore.

“Çdo qytetarë do ta ketë të drejtën për edukim e punësim. Për t’ua mundësuar qytetarëve tanë të komunitetit joshumicë që studiojnë në universitetin e Mitrovicës së veriut që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive të barabarta brenda administratës shtetërore, kemi themeluar komisionin për verifikimin e diplomave. Me miratimin tuaj po ua vazhdojmë mandatin edhe për 6 muaj të këtij komisioni”, tha Kurti.


Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u emërua edhe drejtoresha e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria vendosi që në këtë pozitë të emërohet Edi Gusia.

“Komisioni pas përfundimit të procedurave në pajtim me Ligjin për zhytarë publik i ka propozuar qeverisë dy emra Edi Gusia 94.8 pike dhe Vehbi Mujkun 82.8 pikë. Propozoj që Edi Gusia të emërohet në pozitën e drejtores në Agjencinë për Barazi Gjinore”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Drejtësi
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
​Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

​Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Lajme
Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Lajme
Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë
Regjistrohen dy tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut

Regjistrohen dy tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori