LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do të vëndoj nën llupë arsimin e lartë (Video)

Qeveria do të vëndoj nën llupë arsimin e lartë (Video)

Njoftimi i qeverisë se do të shqyrtojë cilësinë e procesit të tërë të studimeve master dhe të doktoratës – është edhe një përpjekje për të kryer presion mbi arsimin e lartë, që është e padëgjueshme, thotë ish ministrit i arsimit Nenad Novkovski, sipas të cilit ky hap i qeverisë ka për qëllim edhe mbledhjen e parave.
“Qëllimi tjetër është ai fitimprurës, për të mbledhur para. Sigurisht se do të miratohet një ligj i tillë, ku do të thuhet se të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë të obliguara vetë të paguajnë këtë kontroll dhe se ato para do t’u jepen vasalëve të tyre, të cilët gjoja se do të përgatisin ndonjë raport për cilësinë e arsimit të lartë që të marrin honorare të mëdha”, u shpreh për Alsat-M, Nenad Novkovski- ish ministër i arsimit.
Çdo vit rritet numri i personave me titujt master dhe doktorë shkence. Kështu vitin e kaluar, titullin doktor i shkencave e kanë fituar 20 për qind më shumë persona se sa në vitin 2014, ndërsa po ashtu vitin e kaluar ka pasur 11.2 për qind më shumë persona me titullin master se sa në vitin 2014.
“Numri sa më i madh i personave me tituj master dhe doktor i shkencave është diçka që i duhet shumë Maqedonisë, si një shtet i ri, i pavarur. Problemi është se shteti nuk ndan resurse të mjaftueshme, edhe ata që i ka i shpërndan në mënyrë joadekuate, sa që edhe ato institucione që funksionojnë mirë, ju rrezikohet funksionimi i tyre shkaku i reduktimit të derdhjes së mjeteve”, tha Nenad Novkovski- ish ministër i arsimit.


Edhe 1 edhe Rushiti vlerësojnë se për përmirësimin e cilësisë duhet të investohet më tepër, ndërsa investimet e tanishme janë të pamjaftueshme.
Nga Ministria e Arsimit nuk shpjeguan se si do të bëhet kontrolli i përforcuar, por theksuan se kjo është detyrë e Këshillit të akreditimit dhe evaluimit të cilësisë së arsimit të lartë, ku kryetar është Gorazd Rosoklija dhe një nga tetë anëtarët tjerë është edhe Tatjana Karkamisheva.