Qeveria do të rishikojë kriteret për anëtarësim të zyrtarëve shtetëror në borde dhe këshilla

Në seancën e djeshme qeveritare ministrat diskutuan për analizë dhe pajtueshmëri të kritereve, sipas të cilëve zyrtarët shtetëror zgjidhen dhe marrin pjesë në punën e bodreve drejtuese, këshillave, komiteteve dhe trupave shtetëror.
Qeveria solli përfundim që ministritë në afat prej dy javëve të sjellin informacione tek qeveria për kriteret, ndërsa më pas Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Sekretariati i Përgjithshëm do të dalin me përfundim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo vjen pasi në opinion dolën informacione se nuk ka kritere të qarta për angazhimin e zyrtarëve shtetëror jashtë orarit të tyre të punës në këto organe./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































