LAJMI I FUNDIT:

Qeveria sot mban seancë, do të diskutohet për temat e antikorrupsionit në programet shkollore

Qeveria sot mban seancë, do të diskutohet për temat e antikorrupsionit në programet shkollore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë, në të cilën do të diskutohen disa pika.

Informacioni për projekt strategjinë për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut, si dhe propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse “Goditje e vendosur” në Afganistan dhe në misionin e Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, janë disa nga pikat për të cilat do të diskutojnë funksionarët qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë seancë qeveria do të informohet për aktivitetet për zbatimin e masave kryesore të nëndimensionit për antikorrupsion nga “Strategjia për Evropën Juglindore 2020”, për mënyrën më të përshtatshme të vendosjes së temave për antikorrupsion në kuadër të programit vjetor të shkollave.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe informacioni për seancën e 15-të të mbajtur nga Këshilli Kombëtar për Teknologji Informatike dhe Komunikuese dhe Siguri Kibernetike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori