Qeveria Hoti ka reaguar pas kritikave të partive opozitare, se 100 ditët e qeverisjes kanë qenë dështim. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë vlerësuar se Qeveria Hoti nuk ka arritur ta menaxhojë pandeminë COVID-19 dhe se nuk ka qenë e suksesshme në procesin e dialogut me Serbinë.
Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se vendimet që kanë marrë gjatë pandemisë COVID-19, kanë qenë në përputhje me IKSHPK-në.
“Çdo vendim që është marrë gjatë kohës së pandemisë është marrë në bashkëpunim dhe konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe me QKUK-në, gjithmonë duke i përcjellë edhe protokollet e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë. Qeveria Hoti u ka dalë në ndihmë qytetarëve, bizneseve të vogla dhe të mesme, për ta përballuar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19”, ka thënë ai.
Beqiri më tej ka thënë se Qeveria Hoti ka zhbllokuar Kosovën nga izolimi, që sipas tij e kishte futur Qeveria Kurti.
“Sa i përket marrëdhënieve me jashtë, ne kemi trashëguar një gjendje paradoksale, ku pothuajse nuk kemi pasur raporte as me Shqipërinë, një mbyllje totale e Kosovës. Dhe për më pak së tre muaj kemi arritur që ta rikthejmë Kosovën aty ku e ka vendin, në tryezat më të mëdha të botës duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Pallatin Presidencial në Paris dhe Brukselin. Pra, ne mund të themi që e kemi e kemi zhbllokuar Kosovën nga izolimi që e kishte futur qeveria paraprake”, është shprehur ai.

Këshilltari i kryeministrit theksoi në fund se kritikat e opozitës janë normale në një shoqëri demokratike.
Ndryshe, Qeveria Hoti ka shënuar 100 ditëshin e punës së saj, ndërsa kritika për këta muaj qeverisje ka pasur nga LVV dhe PDK, të cilët kanë përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të reja.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin kishte thënë se Qeveria Hoti është qeveri e pakicës.
“Ajo sot në Kuvend ka më pak se 60 deputetë, ka vetëm 40 deputetë shqiptar, dhe nuk e ka as 1/3 e mbështetjes qytetarë të shprehur me votë të lirë me 6 tetor. E njëjta, në përballje me krizën e shumëfishtë dështoi të adresonte nevojat e qytetarëve derisa ishte shumë efikase në aprovimin e kërkesave të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës. Këto 100 ditë shënojnë dallimin e qeverisjes së mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsioni, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi ç’kapjen e shtetit nga shpërdorimi, me atë të një qeverisje të paligjshme që ia hoqi reciprocitetin Serbisë, dështoi plotësisht në menaxhimin e pandemisë, dhe rifilloi kapjen e ndërmarrjeve publike”, ishte deklaruar ai.
Po ashtu, nga PDK kanë pohuar se Qeveria Hoti është qeveri e cila nuk ka stabilitet politik.
“Kjo periudhë e qeverisjes 100 ditëshe të kryeministrit Hoti u karakterizua me dështim në menaxhimin e pandemisë, ku Kosova shënoi ndër rastet më larta në botë sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve për kokë banori. Kosova u fut në listën e zezë të udhëtimeve të qytetarëve nga shumica e vendeve të rajonit dhe ato evropiane. Po ashtu, kjo qeveri dështoi t’i dalë ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve të vendit duke mos përmbushur as për së afërmi premtimet për rimëkëmbje ekonomike. Kjo qeveri po e dëshmon se është ndër qeveritë me më pak përfaqësues në këto 20 vjet demokraci, qoftë edhe për shkak të jostabilitetit politik nga përplasjet dhe kërcënimet e vazhdueshme brenda partnerëve të koalicionit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës