Qeveria e Kosovës pret thellim të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Në ekzekutiv thonë se SHBA-ja është partner kyç dhe strategjik i Kosovës dhe se lidhjet mes dy vendeve janë të forta.
Zyrtarë qeveritarë thonë se Kurti do të bashkëpunojë ngushtë me republikanët.
Donald Trump fitoi në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në një garë me demokraten Kamala Harris.
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, thotë në një intervistë për KosovaPress se s’ka asnjë dyshim se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së vetëm sa do të thellohet.
“Lidhjet e popullit të Kosovës me Amerikën dhe popullin amerikan janë të forta. Kryeministri tashmë e ka uruar presidentin Trump për fitoren e tij duke thënë që pret që të punojnë së bashku në adresimin e sfidave dhe çështjeve që kemi në Ballkanin Perëndimor…Gjatë mandatit tonë kemi treguar përkushtim maksimal për të zgjeruar dhe për të thelluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – si partneri kyç dhe strategjik i Kosovës. S’kam dyshim se kjo do të ndodhë tash e tutje”, thotë ai.
Kryeministri Kurti ka mbështetur publikisht demokraten Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai madje kishte marrë pjesë në konventën e demokratëve.
Ai thotë se pjesëmarrja ishte bërë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje derisa shton se Kurti nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen për partitë simotra kudo në Evropë dhe SHBA.
Zulfaj është më i rezervuar kur pyetet për ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell – një emër i mundshëm edhe në administratën e re amerikane. Ky i fundit mbahet mend për raporte jo fort të mira me kryeministrin Kurti.
Këshilltari i Kurtit thotë se mbetet të shihet se kush do të jenë figurat kyçe në administratën e re të presidentit Trump.
“Kryeministri është njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe është edhe parti socialdemokrate. Në këtë cilësi kryeministri s’ka fshehur mbështetjen për partitë simotra kudo në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i shtetit ka punuar dhe bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe kështu do të bëjë sidomos me ShBA-në…Tani ende nuk kemi administratë të re, për momentin kemi administratën Biden dhe duhet të presim se kush do të jenë figurat që marrin pozitat kyçe në administratën e re të presidentit Trump”, shton Zulfaj.
Duke folur për validitetin e marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator 2020 – nën presidencën e Trumpit, Zulfaj deklaron se tani Kosova dhe Serbia e kanë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur në vitin 2023.
Sipas tij, i tërë fokusi në dialog duhet të jetë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Këshilltari i kryeministrit Kurti shprehet i rezervuar të komentoj edhe për mundësinë që me administratën Trump 2 të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo temë ishte aktuale në kohë kur Trump ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk do ta komentoja marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020. Për këtë kemi dhënë komente mjaftueshëm gjatë mandatit. Ajo çka do të theksoja është se e kemi një marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur në shkurt të vitit të kaluar. Për këtë kemi theksuar se duhet të respektohet dhe zbatohet plotësisht…
Nuk do të komentoja për çështje të ideve dhe hipotezave. Ajo çka ne kemi qenë të zëshëm dhe aktiv është marrëveshja e re të cilën e kemi arritur dhe në atë drejtim duhet të fokusohemi, që marrëveshja të zbatohet plotësisht. Por së pari duhet që të arrihet një karakter obligativ, pasi është e qartë se për Serbinë ajo nuk është plotësisht e pranueshme dhe zbatueshme në të gjitha nenet e saj”, përfundon Zulfaj.
Trump do të marrë detyrën në shkurt të vitit 2025. Kosova mban zgjedhjet e reja parlamentare po ashtu në shkurt.
Donald Trump i cili ishte president i SHBA-së gjatë periudhës 2017-2021, ishte dëshmitar i marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje
Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve
Kurti në Bosnjë e Hercegovinë flet për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti
Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin
Pamjet shqetësuese shfaqen brenda stadiumit të ri të Evertonit përpara përurimit
Vizita e Kurtit në Sarajevë sot është problem për Dodikun - pesë vite më parë vetë e ftoi presidentin e Kosovës
Shumë ministra evropianë bojkotojnë fjalimin e Lavrovit - zyrtarin rus e quajnë kriminel lufte
Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart
Banorët e Kalifornisë filmuan momentin kur një tërmet me magnitudë 7.0 goditi vendin e tyre