LAJMI I FUNDIT:

Qeveria paralajmëron se së shpejti do të marrë vendim për targat e Serbisë

Qeveria paralajmëron se së shpejti do të marrë vendim për targat e Serbisë

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se së shpejti do të marrë vendim lidhur me lejimin e qarkullimit të veturave me targa të Serbisë në territorin e Kosovës, pa vendosjen e letrave ngjitëse.

Në një prononcim me shkrim për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Policia kufitare është duke monitoruar me kujdes zbatimin e vendimit të Serbisë për qarkullimin e veturave me targa RKS.

Vendimi i Serbisë për pranimin e targave RKS, Kurti: Vjen për të ulë presionin nga BE-ja e ShBA-ja pas parregullsive në zgjedhje
Lexo po ashtu Vendimi i Serbisë për pranimin e targave RKS, Kurti: Vjen për të ulë presionin nga BE-ja e ShBA-ja pas parregullsive në zgjedhje

Ai tutje ka bërë në ditur se vendimi nga ana e ekzekutivit do të merret bazuar në parimin e reciprocitetit dhe mbështetur mbi përfundimet e policisë kufitare.


“Policia jonë kufitare është duke monitoruar me kujdes zbatimin e vendimit të Serbisë për qarkullimin e veturave me targa RKS. Siç kemi thënë edhe javën e kaluar, sjellja dhe vendimi ynë do të jenë mbi bazën e parimit të reciprocitetit dhe i mbështetur mbi analizat dhe përfundimet e policisë kufitare mbi nivelin e zbatueshmërinë nga ana e Serbisë. Një vendim pritet që të merret së shpejti”, ka deklaruar Kryeziu.

Më 25 dhjetor Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që mundëson lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pasi Policia e Kosovës do të vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin për pranimin e targave të Republikës së Kosovës, ekzekutivit kosovar do të marrë vendimin “e barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore”.

Në mbledhjen e qeverisë, më 27 dhjetor, Kurti është shprehur se Serbia po e përdor çështjen e targave për të ulur presionin ndërkombëtar ndaj saj, si dhe “për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori