LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Nuk ka shpenzime joproduktive, informacionet për furnizimet me fruta dhe perime janë dezinformata

Qeveria: Nuk ka shpenzime joproduktive, informacionet për furnizimet me fruta dhe perime janë dezinformata

Qeveria sot me një kumtese ka reaguar ndaj, siç theksohet,  informacioneve të pasakta për furnizimin e prokurimin e pemëve dhe perimeve.

Dezinformatat e tilla, siç theksojnë, janë me qëllim që të krijohet një imazh i rremë dhe të manipolohet e vërteta, edhe pse burimi i dezinformata  të tilla është i njoftuar mirë me gjendjen faktike.

“Koha e “Jagmës” shtetërore siç ka qenë në kohën pushtetit të kaluar, ka përfunduar. Nuk është e saktë se furnizimin e bën Qeveria, por furnizimin e rregullt e zbaton  Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) dhe është i destinuar për funksionimin normal të restoranteve në pronësi të SHPPP-së. Ky furnizim po zbatohet prej shumë vitesh sipas të njëjtit parim, siç është rasti me çdo restorant në shtet, i cili duhet të ketë në dispozicion një shumëllojshmëri produktesh ushqimore, edhe pse disa prej tyre nuk përdoren gjithmonë”, thuhet në kumtesën e qeverisë.


Nga Qeveria theksojnë se produkte si mango, shpargu dhe ushqime të ngjashme specifike nuk janë furnizuar apo porositur asnjëherë nga firma fituese e furnizimit publik.

Treguesit ekonomikë, siç theksojnë, e konfirmojnë synimin e qeverisë që të punojë me përgjegjësi, në mënyrë transparente dhe pa shpenzime joproduktive. Theksojnë se janë rritur edhe çmimet e shërbimeve dhe ushqimeve në SHPPP, në mënyrë që të mos ketë të privilegjuar në përdorimin e të njëjtave shërbime.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori