LAJMI I FUNDIT:

Kosova në grevë, Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër

Kosova në grevë, Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër

Qeveria e Kosovës si asnjëherë më parë është në gjendje kolapsi, pasi që ende nuk është votuar buxheti për këtë vit, kurse në anën tjetër punëtorët e arsimit, shërbyesit civil, mjekët dhe punëtorë të sektorëve të tjera kanë hyrë në grevë.

Por, pavarësisht kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të ndalet në emërimin e zëvendësministrave.


Sa i kushtojnë zëvendësministrat Kosovës? (Video)
Lexo po ashtu Sa i kushtojnë zëvendësministrat Kosovës? (Video)

Në këtë periudhë krize, Haradinaj ka emëruar edhe një zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha i cili ka thënë se nuk është ai që është emëruar në këtë pozitë.

Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër
Lexo po ashtu Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër

“Edhe një konsumues buxheti, ama be po ju bej qe s’jam unë,se goxha shume pyetje mora deri me tani. Ishalla po ngopemi me Zëvendësministra, e po i heqim krejt Ministrat”, ka shkruar avokati Berisha.

Duhet theksuar se numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj është afro 80 . /Telegrafi/

Gjashtë sindikata në grevë për përmirësim të kushteve dhe rritje të pagave
Lexo po ashtu Gjashtë sindikata në grevë për përmirësim të kushteve dhe rritje të pagave