Vetura luksoze dhe prona që janë konfiskuar nga autoritetet meksikane janë shitur në ankand, kurse paratë e mbledhura nga shitja e tyre janë dedikuar për të varfrit. Veturat i përkisnin anëtarëve të narko-kartelëve famëkeq.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka paralajmëruar edhe ankande tjera në të cilat do të shiten aeroplanët dhe helikopterët privat, transmeton Telegrafi.


2 116

Qysh kur Obrador ka ardhur në pushtet është zotuar se do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, e si shenjë për një nismë të tillë aeroplanin presidencial e ka nxjerr në shitje.

7 39

Gjithashtu ka urdhëruar që pagën që e merr t'i zbritet - më saktësisht nga 108 mijë dollarë sa i merr në muaj t'i paguhen vetëm 5,707 dollarë. Obrador është zotuar se të gjithë zyrtarët gjatë mandatit gjashtëvjeçar të mos kenë pagën më të madhe sesa që e merr edhe presidenti.

4 67

E siç mund të shihet në fotografitë e publikuar më poshtë, në ankandet që po zhvillohen pothuajse çdo ditë shihen vetura të ndryshme nga limuzina e deri ato sportive siç është Lamborghini.

8 30

17 vetura të blinduara "Shevrolet Suburban" ishin parkuar para syve të zyrtarëve meksikanë. Aty ishte edhe vetura sportive Lamborghini Murcielago, prodhim i viti 2007 dhe Ford Shelby i vitit 2016.

5 54

Në ankand janë shituar në total 82 vetura nga të cilat janë grumbulluar 1.5 milion dollarë. E paratë e mbledhura do t'i ndahen familjeve të varfra në Oahaki, si dhe për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

9 23

Ford Shelby ishte konfiskuar në shtator të vitit 2016, pasi ishte arrestuar Hulio Oscafr "El Kevin" Vega, anëtarët i kartelit të afërt me Joaqim "El Chapo" Guzman, pasi që Vega dhe kolegët e tij nga karteli kishin vrarë pesë ushtarë.

6 45

Një person kishte paguar 99,745 dollarë për një kamion të blinduar, derisa Lamborghini Murcielago është shitur për 93 mijë dollarë. Konsiderohet si ankandi më i suksesshëm në historinë e Ministrisë së Financave. /Telegrafi/

10 20