LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mban mbledhje në ora 15:00, pritet vendimi rreth masave të reja antiCOVID-19

Qeveria mban mbledhje në ora 15:00, pritet vendimi rreth masave të reja antiCOVID-19
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje në ora 15:00, ndërsa pritet të merret vendim rreth masave të reja.

Telegrafi merr vesh se në kuadër të masave të reja do të jetë ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në rastet urgjente.


Po ashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Masat e reja pritet të prekin edhe gastronominë.

Ndryshe, Shoqata e gastronomeve po mban mbledhje lidhur me masat e paralajmëruara.

Ata janë shprehur kundër mbylljes totale.

Përfaqësues i gastronomëve të Kosovës, Fatos Mexhuani ka thënë sot se e kundërshtojnë mbylljen totale për 12 ditë.

Mexhuani në programin e mëngjesit në RTV Dukagjini tha se sot në ora 14:00 do të mblidhet Shoqata e gastronomëve ku do të vendoset për më tutje edhe pse ende nuk ka vendim final për mbyllje totale ose masa më të rrepta.

“Kemi bashkëpunuar shumë me Ministrinë për t’iu përmbajtur rregullave. Por pas fushatës nuk ka asnjë kuptim… ne ende respektonim masat, dëmtoheshim si lokale duke mbajtur distancën, ndërsa fushata zgjedhore mbahej pa distancë e pa respektim të rregullave…”, tha Mexhuani.

Ai më tej tha se janë për zbatim më të mirë të masave aktuale, por jo për mbyllje totale pasi financiarisht do të jetë katastrofale për sektorin e gastronomisë e sektorët tjerë zinxhiror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori