LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mbështet shkollën e re shqipe në Idrizovë

Qeveria mbështet shkollën e re shqipe në Idrizovë

Qeveria mbështet ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Idrizovë. Qeveri i dha detyrime konkrete komunës së Gazi Babës që të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e projektit për ndërrimin e shkollës së re dhe me këtë të jepet rrugë-zgjidhje fatit të nxënësve shqiptarë të këtij fshati.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin për nevojën e ndërtimit të një shkolle të re fillore në Idrizovë të Gazi Babës si dhe miratoi vendim me të cilin i rekomandon komunës së Gazi Babës që ti ndërmerr të gjitha aktivitet dhe të dorëzojë kërkesë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e kësaj shkolle përkatësisht të ndajë tokë përkatëse në pajtim me nevojat e numrit të nxënësve, elaboratin e efikasitet energjetik, elaboratin gjeodezik me të dhënat numerike për tokën ndërtimore dhe raportin përfundimtarë për projektin themelor.


Deri në ndërtimin e shkollës së re, qeveria obligoi Komunën e Gazi Babës që të sigurojë mësim në gjuhën shqipe për nxënësit deri në klasën e 9.

Qeveria

Deri në ndërtimin e shkollë së re, qeveria i rekomandon komunës së Gazi Babës që të udhëhiqet nga parimet e konceptit një shoqëri për të gjithë dhe nga angazhimet për arsim të integruar, ndërsa pajtim me prindërit e nxënësve të sigurojë të gjitha kushtet që do të jenë të nevojshme që nxënësit të mësojnë atje ku vendosin prindit.

Banorët e Idrizovës për disa vite me radhë kanë kërkuar që fëmijëve të tyre të u mundësohet arsimimi deri në klasën e nëntë në shkollën fillore “Njegosh”, në lagjen Jurumleri, ku në gjuhën shqipe mësimi është zhvilluar vetëm deri në klasën e 5-të. Komuna e Gazi Babës, fillimisht iu përgjigj negativisht kërkesës së prindërve me arsyetimin se nuk ka vend për paralele shtesë në shkollën “Njegosh”, ndërkohë që më pas propozoi ndërtimin e një shkolle krejtësisht të re në fshatin Idrizovë ku do të mësonin të gjithë nxënësit shqiptarë nga klasa e parë deri në të nëntën. Mirëpo, ky propozim nuk u mirëprit nga banorët maqedonas të Idrizovës të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një shkolle të posaçme vetëm për nxënësit shqiptarë, por kërkojnë që në objektin e ri shkollor të mësojnë të gjithë fëmijët e Idrizovës, pavarësisht përkatësisë etnike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori