LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, me ligj synon ta rregullojë marrjen e dy pensioneve (Video)

Qeveria, me ligj synon ta rregullojë marrjen e dy pensioneve (Video)

Qeveria nuk është pro vendimit të ndaljes së pensioneve të dyfishta për familjet të cilat janë përfituese të dy skemave pensionale.

Zyrtarë të Qeverisë thonë se kanë përgatitur plotësim-ndryshimin e Ligjit që do të mundësonte këtë gjë, që është e ndaluar me Ligjin aktual.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se Qeveria punon që kësaj kategorie t’ua mundësojë të jenë përfitues të të dy skemave pensionale, por pa e shkelur ligjin. /Tribuna Channel/