Forumi Rinor i LDK-së, ka mbajtur sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë vendosur një tepih para hyrjes së Qeverisë, ku shkruante “Kushtetuta e Kosovës”.


Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se në vend të urimit sot Qeverisë duhet t’i rikujtohet se Kushtetuta është shkelur shtatë herë.

Screenshot 13 8

“Fatkeqësisht në vend të urimit sot duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se gjatë mandatit të saj, Kushtetuta e vendit tonë është shkelur plotë shtatë herë. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë në kompetencat e komunës se Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrezoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste te Veçanta te Destabilizimit ne Treg ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari”, është shprehur Guri.

Ky Forum ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është shkelësja më e madhe e Kushtetutës. /Telegrafi/

Screenshot 10 9

Screenshot 11 8

Screenshot 12 7