LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane ul parashikimin ekonomik për vitin 2022 në 3.6 për qind

Qeveria gjermane ul parashikimin ekonomik për vitin 2022 në 3.6 për qind

Qeveria gjermane ka ulur me gjysmë pikë përqindje parashikimin e saj ekonomik për këtë vit për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

Në një raport vjetor ekonomik, Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se vendi po kalonte një “fazë të vështirë”, pasi po lufton me një valë të pestë të virusit, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2022, qeveria tani pret që produkti i brendshëm bruto të rritet me 3.6 për qind, krahasuar me një parashikim prej 4.1 për qind të bërë në vjeshtë.


Në tremujorin e parë, performanca ekonomike ndoshta do të ndikohet ende fuqishëm nga pandemia dhe kufizimet e lidhura me jetën e përditshme, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, thuhet në raport.

“Me rritjen e shkallës së vaksinimit, së shpejti duhet të jetë e mundur të kontrollohet në mënyrë të qëndrueshme pandemia dhe të zvogëlohet ndihma urgjente”, tha Habeck. “Rimëkëmbja ekonomike do të përshpejtohet gjithashtu dukshëm”.

Ndryshe në vitin 2021, ekonomia gjermane u rrit me 2.7 për qind.

Megjithatë, rritja e produktit të brendshëm bruto të raportuar nga Zyra Federale e Statistikave në bazë të shifrave fillestare ishte më e ulët se sa kishin shpresuar ekspertët.

Inflacioni i lartë është tashmë një shqetësim tjetër kryesor për qeverinë.

Vitin e kaluar, çmimet e konsumit u rritën mesatarisht me 3.1 për qind. Kostot më të larta të energjisë në veçanti po nxisin inflacionin, së bashku me pengesat e zinxhirit të furnizimit në industritë kryesore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori