LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e vendosur për ta përmbushur agjendën evropiane

Qeveria e vendosur për ta përmbushur agjendën evropiane

Me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i është adresuar kabinetit qeveritar në mbledhjen e 51-të, të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në fillim të fjalës së tij, Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e ka dakorduar një agjendë të trashëguar të reformave evropiane [ERA 2017, në pjesë e të cilave prioritete janë realizuar, siç janë ato në rend dhe ligj, luftën anti korrupsion, në reformat e administratës shtetërore, në përmirësimin e klimës biznesore, sigurimin e stabilitetit energjetik dhe tema të tjera dhe se mbeten ende disa tema të hapura.


“Ju siguroj një gjë që edhe unë edhe secili prej nesh vërtetë kemi interes pra, është interes i Kosovës dhe i qytetarëve të vendit që jo vetëm atë që njihet si angazhim në rend dhe ligj, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përcjellja e rasteve që janë në proces, por kemi interesim që të vazhdojmë me reformat evropiane si është edhe perspektiva evropiane për ne pra, Kosova është e përcaktuar për perspektivën evropiane, duke mos dashur të thellohem më shumë, se sot e kemi edhe privilegjin me e marrë direkt nga shefja e misionit të BE-së të gjitha këto aspekte të rëndësishme pra të agjendës evropiane për Kosovën”, tha Haradinaj.

Ndërkaq Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se si Përfaqësuese Speciale e BE-së, roli i saj është që të mbështesë Qeverinë në punën dhe në tentativat për anëtarësim në familjen evropiane, por edhe adresoi disa nga sfidat që e presin.

“Sa i përket afateve kohore dhe veprimeve që kjo qeveri në fakt ju duhet t’i realizoni në mënyrë që në fund të këtij viti të kemi një storie të suksesit të zbatimit të ERA-s. Nëse e keni lexuar me kujdes Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, dokumenti i publikuar para disa muajsh nga Komisioni dhe të cilin e konsiderojmë dokumentin më të rëndësishëm dhe më të guximshëm për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, mund ta keni lexuar që anëtarësimi i Kosovës dhe rrugëtimi drejt BE-së shkon në rrafshin e zbatimit të MSA-së”, deklaroi Apostolova, duke shtuar se Agjenda e Reformave Evropiane në fakt është një ushtrim i përbashkët mes nesh, Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

“Këto prioritete kanë afate kohore dhe këto afate kohore për t’u zbatuar kanë pasur një vit. Ne e dimë shumë mirë se pse brenda këtij një viti pjesa më e madhe e këtyre veprimeve nuk kanë mundur të zbatohen dhe për këtë Komisioni ka vendosur që të vazhdojë apo zgjasë për 7 apo 8 muaj të zbatimit të ERA-s të 2017. Për momentin ne jemi në 2018 kështu që cili është realiteti tani”, ka shtuar zonja Apostolova në fjalën e saj drejtuar kabinetit qeveritar

Ajo ka thënë se në shtator të këtij viti Komisioneri për Zgjerim dhe Politikat e Fqinjësisë, Johannes Han, do të vizitojë Kosovën dhe do të shikojë se çfarë është arritur nga ERA 2017 dhe të fillohen negociatat për fazën e re të ERA e cila do të jetë ERA 2019.

“Ju si qeveri e keni rastin që të realizoni sa më shumë që është e mundur nga prioritetet të cilat bien në sektorin tuaj të veprimit para Shtatorit të 2018 dhe është rasti që Kosova të tregohet si një partner i vërtetë dhe i besueshëm që i zbaton zotimet të cilat i ka ndërmarrë para ca kohësh”, ka përfunduar adresimin e saj Apostolova.

Në këtë mbledhje kanë qenë edhe ministrat e Kabinetit Qeveritar që kanë adresuar çështjet të cilat janë në kompetenca të ministrive që ata drejtojnë për përafrimin e vendit me Agjendën Evropiane.

Për ministren Dhurata Hoxha, Ministria e Integrimit Evropian, ka mbajtur Komisionet përkatëse Ekzekutive në funksion  të përshpejtimit të përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane dhe ka mbajtur poashtu edhe Komitetet punuese në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm dhe sfidat që kanë dalë nga takimet punuese të Komitetit, janë adresuar në Këshillin Ministror. Ministrja Hoxha ka shtuar se po kujdesen që të gjitha institucionet të njoftohen me kohë sa i përket prioriteteve dhe rëndësisë që këto prioritete të përmbushen sa më parë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se Gjyqësori dhe Prokuroria do t’i kenë, jo gjyqtarë dhe prokurorë, mirëpo staf mbështetës, zyrtarë ligjor, bashkëpunëtorë profesionalë, rreth 300 të rinj për vitin 2018 dhe kjo është hera e parë që kanë pësuar një ngritje kaq të madhe dhe se Këshilli Gjyqësor është në rekrutim të 39 gjyqtarëve të rinj, të cilët do të fokusohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, si më e ngarkuara. Po ashtu për Ministrin Tahiri prioritet, ka qenë edhe fuqizimi i Prokurorisë Speciale dhe numri i prokurorëve në Prokurorinë Speciale do të rritet.

E në këtë mbledhje që i dedikohet Agjendës Evropiane të Kosovës, Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar tha se Reformat në Administratën Publike janë një prej çështjeve kyçe në ERA dhe janë dy lloje: rishikimi i agjencioneve dhe pakoja e ligjeve për reformën e administratës publike.

Ndërkaq Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës tha se sa i përket Projektligjit për Traktatin e Komunitetit të Transportit, ne pas miratimit apo Traktatit të nënshkruar më 12 korrik 2017 në Trieste të Italisë, kemi filluar draftimin e Projektligjit që besohet se para muajit Shtator të miratohet.

Ministri i Punëve të Brendshme,  Bejtush Gashi, shtoi se nënshkrimi i protokolleve të veçanta në mes të Policisë Kufitare, Doganave dhe Autoriteteve të Ushqimit dhe Veterinës, janë pjesë e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, mbi komunikacionin hekurudhor dhe kufitar të ratifikuar në vitin 2011.

Për këto detyrime, kjo ministri ka marrë veprimet konkrete dhe se besohet që  këto dy protokolle do të finalizohen në fund të këtij muaji ose në fillim të Korrikut.

Për Zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, Agjenda Evropiane e Reformave nënkupton zbatimin e  22 prioriteteve, kur është iniciuar vitin e kaluar dhe meqë ky është një dokument strategjik duhet të përmbushë edhe një qëllim strategjik.

Derisa Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se obligimet që dalin nga kjo ministri janë realizuar dhe kanë mbetur disa obligime që lidhen me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Sa i përket Ligjit për Raportim Financiar, Kontabilitet dhe Auditim është aprovuar në Kuvend më 30 mars 2018. Miratimi i legjislacionit sekondar për ndihmë shtetërore dhe funksionalizim të Komisionit të departamentit për ndihmë shtetërore, ju njoftoj se është rregulluar pavarësia operative, është siguruar hapësira e njëllojshme për punë, është kompletuar stafi në departament, është draftuar legjislacioni sekondar”, tha ministri Hamza duke shtuar se sa i përket planit për të zbatuar ekonominë joformale, është arritur progres në vitin 2018.

Adresimi i sotëm në Mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për Agjendën Evropiane të Kosovës është në vazhdën e angazhimit që Kryeministri Haradinaj është duke e realizuar për të përmbushur obligimet e vendit drejt përafrimit me familjen evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori