LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Sirisë i konsideron agresion sulmet e SHBA-së dhe aleatëve të saj

Qeveria e Sirisë i konsideron agresion sulmet e SHBA-së dhe aleatëve të saj

Ministria e Jashtme e Sirisë tha se sulmet ajrore të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës ishin një “shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të kartës së OKB-së”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane.

“Siria i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë me forcë këtë agresion, i cili do të çojë në asgjë, përveç ndezjes së tensioneve në mbarë botën dhe paraqet një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare si një e tërë,” tha Ministria.


SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion herët në mëngjes duke synuar vendet e dyshuara të armëve kimike.

Bombardimet janë në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës javën e kaluar. /Telegrafi/