LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e ShBA-ve dhuron pajisje dhe automjete speciale MPB-së (Foto)

Qeveria e ShBA-ve dhuron pajisje dhe automjete speciale MPB-së (Foto)

Ambasadori i ShBA-ve, Jess Bailey sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dha dhurimin e pajisjeve dhe automjeteve Repartit për punë kufitare dhe emigrim dhe Sektorit për zbulim kriminal dhe analizë pranë Repartit për gjetjen e krimit të organizuar

Pajisjet dhe automjet në vlerë rreth 500.000 dollarë janë siguruar nga Qeveria e ShBA-ve nëpërmjet programit për kontroll të importit dhe sigurisë kufitare pranë ambasadës së ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe sot, si shumë herë, kemi nderin t’ju informojmë edhe një dhurim të rëndësishëm nga miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që janë për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Këtë herë, policia e Maqedonisë merr donacion pajisje teknike, që menjëherë do të vihen në funksionim në njësitë e MPB-së, ndërsa pjesa tjetër si dy furgonet apo sisteme të lëvizshme për zbulimin e materialit radioaktiv do të përdoren edhe nga institucionet tjera kompetente siç është Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë”, tha Spasovski.


Ambasadroi i ShBA-ve Jess Bailey tha se programi për kontrollimin e importit dhe siguresë kufitare dhe Departamenti i Energjetikës të ShBA-ve japin këtë dhurim për t’i përmirësuar kapacitet në Ministrinë e Punëve të brendshme, Drejtorisë Doganore dhe Drejtorisë së Sigurisë së Rrezatimit për të kryer operacione profesionale të kontrollit kufitar dhe sigurisë së brendshme.

Dhurimi është në vlerë prej 500.000 dollarë dhe ka dy furgone speciale me pajisje mobile për zbulimin e radiacionit, një anije patrullimi që do të përdoret për mbikëqyrjen e Liqenit të Ohrit, si dhe një pajisje për analizën e pajisjeve elektrike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori