LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Pa regjistrim të popullsisë do të jemi një vrimë e zezë në botë që s’ka vizion real

Qeveria e RMV-së: Pa regjistrim të popullsisë do të jemi një vrimë e zezë në botë që s’ka vizion real

“Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç që është një operacion statistikor është detyrimi ynë si anëtar i Kombeve të Bashkuara (OKB) është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak të të dhënave që do të marrim. Vendosur në kontekstin e hulumtimeve dhe analizave të caktuara, këto të dhëna ofrojnë konturet e nevojshme për krijimin e politikave efektive publike për zhvillimin socio-ekonomik”, thonë nga Qeveria.

Sipas tyre, pa të dhëna të azhurnuara dhe përkatëse, të përcaktuara nga një institucion zyrtar siç është Enti i Statistikave të Shtetit, ne do të jemi një vrimë e zezë në botë si i vetmi vend që nuk ka vizion real, të mbështetur nga të dhënat për zhvillimin e tij.


“Askush nuk e dëshiron një vend të tillë si partner. Asnjë investitor nuk do të tregojë interes për të investuar kur sheh se vendi nuk ka statistikat themelore mbi burimet e tij për fuqinë zyrtare të punës, tregun, shpenzimet e konsumatorit. Me të dhënat nga Regjistrimi, ne marrim harta për arritjen e 17 qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat, si anëtare e OKB, Maqedonia e Veriut është zotuar t’i përmbushë deri në vitin 2030, të cilat bashkojnë tre dimensione: Dimensioni ekonomik (burimet ekonomike, zhvillimi dhe rritja, në mënyrë që të analizohet situata dhe planifikimi makroekonomik i ardhshëm i zhvillimit të vendit); Dimensioni mjedisor (marrja e masave të nevojshme për të shmangur dëmtimin e pakthyeshëm të kapitalit natyror në planin afatgjatë për përfitime afatshkurtra duke përafruar projektet e zhvillimit me mjedisin natyror të ripërtëritshëm, menaxhimin e burimeve natyrore, mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të natyrës, parandalimin dhe luftën kundër ndotjes); Dimensioni shoqëror (synon krijimin e standardeve të barabarta të jetesës, solidaritetit dhe luftës kundër varfërisë)”, deklarojnë nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori