LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat
Foto: Arkiv

Qeveria, në seancën e sotme, miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat, me të cilin portalet online do të njihen si media, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Nga atje shtojnë se projektligji synon të forcojë konkurrencën në hapësirën mediatike dhe të zgjidhë problemet ekzistuese me portalet online, përmes vendosjes së një kornize ligjore që i njeh ato si të tilla, si dhe krijimin e rregullave të qarta për themelimin dhe regjistrimin e tyre.

“Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, gjë që e bën median online një faktor të rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për mediat, çka do të kontribuojë edhe në nxitjen më intensive të vetë-rregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe për forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Ndryshe, portalet informative në internet nuk janë të njohura si media në legjislacionin e Maqedonisë. Po ashtu, nuk është e përcaktuar se çfarë është një portal interneti, megjithëse këto media, herë pas here marrin fonde nga shteti, si për shembull për reklama politike gjatë zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori