LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së akoma në pritje të draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese

Qeveria e RMV-së akoma në pritje të draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese

As në seancën e sotme qeveritare nuk u shqyrtuan draft amendamentet e ndryshimeve kushtetuese dhe nuk ka një sqarim përse ky hap vazhdon të zvarritet. Presidenti Stevo Pendarovski tha se pret që këto propozime të miratohen nga ekzekutivi në dy javët e ardhshme duke theksuar se procesi është shumë larg përmbylljes. Ai këtë prononcim e bëri nga Samiti i shefave të shteteve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të Evropës juglindore, në Podgoricë.

“Sipas paralajmërimeve në dy javët e ardhshme do të duhet ajo iniciativë t’i kalojë procedurat në qeveri dhe më pas të futet në Kuvend. Deri në këtë moment ekzistojnë bisedime të niveleve të ndryshme politike. Jo shumë kohë më parë kishte dhe takim liderësh mes kryeministrit dhe liderit të opozitës e cila deri në këto momente ka ankesa dhe nuk është e gatshme ta mbështesë ndryshimin e kushtetutës. Disa hapa pozitiv përpara nga ai takim ka, megjithatë akoma jemi larg përmbylljes së atij procesi. Shpresoj, kemi kohë deri në fund të muajit nëntor, deri sa zgjat skriningu, ta mbyllim këtë detyrim. Nuk dua ta mendoj opsionin që ta bllokojmë vetë veten”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.


Kuvendi nga ana tjetër është i gatshëm për këtë procedurë, kurdo që ajo të dërgohet nga qeveria para deputetëve. Për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, nuk do të jetë problem që deputetët të punojnë edhe në gusht, i cili zakonisht është muaji i pushimit kolektiv të tyre.

“Nuk është problem a do të vinë deri në gusht ose kur do të vinë. Çështja është se kur do ta marrim materialin, atëherë fillojnë procedurat dhe rrjedhja e afateve. Nuk varet prej muajve a është korrik ose gusht. Për Kuvendin nuk ka aspak pengesë as në korrik, as në gusht dhe as në shtator”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Deri sa pushteti bën llogarinë e kohës dhe shpreson në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, opozita maqedonase duket se nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga mendimi i saj. Ndryshime kushtetuese me këto kushte nuk do të ketë kurse zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme. Kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, nga Brukseli ku qëndron për vizitë pune, tha se funksionarët e qeverisë kërkojnë nga ndërkombëtarët të ushtrohet presion ndaj OBRM-PDUKM-së.

“OBRM-PDUKM-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje e cila do të jetë nën diktatin bullgar. Ky është mesazhi bazë dhe thelbësor të cilin e dhamë këtu në Bruksel dhe do të vazhdojmë ta japim dhe i cili bazohet në fakte dhe argumente. Çështja e dytë të cilën e përcjellim në këto takime është se zgjedhje në Maqedoni duhet të ketë sa më shpejt”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Draft amendamentet kushtetuese janë përgatitur nga grupi i punës më shumë se një muaj më parë. E gjithë procedura e ndryshimeve kushtetuese zgjat mesatarisht 4 deri në 5 muaj. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori