Live Votimi i Qeverisë teknike
Talat Xhaferi, figura e parë shqiptare në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Përditesuar 28/01/2024 10:01
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka zgjedhur Qeverinë teknike me mandatar Talat Xhaferin.
Seanca e Kuvendit e cila nisi me pothuajse një orë e gjysmë vonesë, pikë të vetme të rendit të ditës kishte – zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj 2024.
Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Xhaferi, që më herët ka mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit, tha se pa marrë parasysh se sa gjatë do të jetë në krye të Qeverisë, ai do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet, në përputhje me Kushtetutën dhe pritjet e qytetarëve.
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpalosur emrat të cilët do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit të parë shqiptar.
Emrat e propozuar nga BDI-ja për kabinetin qeveritar teknik janë Artan Grubi- ministër për Sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Bujar Osmani- ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi-ministër i Financave, Jeton Sheqiri- ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Ndërsa zëvendësministër i Arsimit është propozuar Agim Nuhiu, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme Nazim Bushi.
Sa i takon OBRM PDUKM-së, partia e propozoi Pançe Toshkovskin për ministër të Brendshëm, Gjoko Velkovskin për Punë dhe Politikë Sociale, Elena Petrova- zëvendësministre shtesë për Financa, Stefan Andonovski për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Cvetan Tripunovski për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.
Për ministra pa portofol janë propozuar Bojan Mariçiq për çështje evropiane, Fatmir Bitici për çështje ekonomike dhe Slavica Grkovska për politika për qeverisje të mirë.
Shefi aktual i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Mitko Bojmacaliev është kandidat për zëvendësministër shtesë të Punëve të Brendshme, ndërsa në postet ministrore në kulturë, mjedis jetësor, transport, mbrojtje dhe bujqësi, janë propozuar ministrat e deritanishëm të LSDM-së.
Më poshtë gjeni të përmbledhura të gjitha lajmet rreth kësaj ngjarje. Ju falënderojmë që keni zgjedhur Telegrafin për t’u informuar. /Telegrafi/
Xhaferi: Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i Maqedonisë Talat Xhaferi zgjedhjen e tij e ka cilësuar si ëndërr e shqiptarëve në Maqedoni, duke premtuar se do ta bëjë vendin të zhvilluar dhe demokratik ku duan të kthehen të rinjtë.
“Sot përmbushet ëndrra për Kryeministër të parë shqiptar! Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat! Urime Qeveria!” ka shkruar Xhaferi, i cili shihet në fotografi me përbërjen e re të qeverisë së tij.
Përndryshe, në foto nuk shihen ministrat e rinj të OBRM-PDUKM-së, të sapozgjedhur në qeverinë teknike.
Taravari: Urime kryeministri i parë shqiptarë, shpresoj një ditë të kemi kryeministër me mandat të plotë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar qytetarët pas votimit të kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Taravari thotë se shpreson që të vijë dita kur vendi të ketë kryeministër shqiptar me mandat të plotë.
“Urime Kryeministrit Teknik shqiptar! Uroj që të vijë sa më shpejt dita të festojmë një kryeministër shqiptar me mandat të plotë dhe të vërtetë!”, ka shkruar Taravari.
Meta uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor shtetformues të orientuar nga BE dhe NATO
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Talat Xhaferin, i cili nga sot do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Meta shprehet se ka besim të plotë në lidershipin e Xhaferit, transmeton Telegrafi.
“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi. Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik, Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”, ka pohuar Meta në postimin e tij në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar se “Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”.
Osmani: Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër, moment historik për gjithë shqiptarët në Maqedoni
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Talat Xhaferin me marrjen e mandatit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Osmani ka thënë se sot është një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni.
“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënon një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë, suksese”, ka shkruar Osmani.
Xhaferi është zgjedhur kryeministër i qeverisë së re teknike, me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/
Urime, Kryeministër Talat Xhaferi!
Today marks an important milestone for the entire Albanian community in 🇲🇰, reflecting their vital contribution to the country’s statehood & journey towards Euro-Atlantic integration.
I wish the gov’t & all institutions of 🇲🇰 every success. pic.twitter.com/ne5CjajsEa
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 28, 2024
Liderët politikë urojnë Talat Xhaferin, e quajnë ditë historike për shqiptarët
Talat Xhaferi është zgjedhur sot kryeministri i parë shqiptarë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë kryeministër në tre muajt e ardhshëm, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 8 maj.
E, pas zgjedhjes së tij si kryeministër, liderët në Kosovë kanë uruar atë duke i dëshiruar suksese gjatë mandatit, transmeton Telegrafi.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot është një ditë historike.
Kryeministrin Xhaferi e ka uruar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në urimin e tij thotë se ky është një fillimiviti i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin!
Lajmi i plotë KËTU.
Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut – kush është Talat Xhaferi
Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptarë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë kryeministër në tre muajt e ardhshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Me 65 vota PËR, kundër 3 dhe 0 të përmbajtur, Talat Xhaferi është kryeministër i vendit.
Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Në fshatin Çegran, po ashtu të Gostivarit, e ka kryer shkollën fillore.
Me kryerjen e shkollës fillore përcaktohet për profesionin e vet të ardhshëm dhe në vitin 1977 regjistrohet në shkollën e mesme të Gostivarit, që mandej në vitin 1978, pasi i kryen me sukses provimet pranuese në gjimnazin Ushtarak në Beograd, të vazhdojë arsimin e vet atje.
Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Diplomoi në afatin e parashikuar dhe fiton gradën e nëntogerit.
Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pasdiplomike, me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Karrierën në Armatë e fillon në vitin 1985, fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), ndërsa pas pavarësimit të shtetit, respektivisht në vitin 1992, ishte oficer aktiv në Armatën Popullore të Maqedonisë (APM) deri në vitin 2001.
Në vitin 2001 Talat Xhaferi iu bashkëngjit Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe pas përfundimit të luftës ai në vitin 2002 e filloi karrierën politike me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë vlerësohet si hap pozitiv për tërë rajonin
Analisti politikë Dritëro Arifi ka deklaruar se faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, deri në arritjen e madhe të ditës së sotme, ku për herë të parë do të zgjidhet një kryeministër shqiptar, dhanë kontribut të madh shoqëria shqiptare në këtë vend dhe sakrifica e lufta e UÇK-së, sepse historia kështu fillon.
Arifi tha për KosovaPress, se lufta e UÇK-së i ka dhënë një faktorizim të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
“Ky është një lajm jashtëzakonisht shumë i mirë dhe pozitivë, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por për tërë rajonin. Mirëpo kjo e ka një histori shumë të dhimbshme, një sakrificë të madhe të popullit shqiptar dhe në veçanti të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, mos të harrojmë për këtë arritje kaq të madhe duhet të falënderojmë kontributin e madh të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, sakrificën, dhunën, luftën e UÇK-së, sepse historia kështu fillon, ajo në një farë mënyre ia dha një faktorizim shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe nuk duhet të harrojmë politikën paqësore të shqiptarëve që kanë udhëhequr me vite dhe në fund nuk duhet ta harrojmë mikun tonë, SHBA-të, të cilat i faktorizuan shqiptarët e Ballkanit Perëndimor,” thotë Arifi.
Lajmi i plotë KËTU.
Talat Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar për propozimin që Talat Xhaferi të emërohet kryeministër i qeverisë teknike me detyre për organizuar zgjedhjet kuvendare më 8 maj, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me 65 vota PËR, kundër 3 dhe 0 të përmbajtur, Talat Xhaferi është kryeministër i vendit.
Xhaferi do të udhëheq qeverinë për 100 ditët e ardhshme ku do të kryej detyra teknike në krye të pushtetit. Gjatë ditës kanë folur deputetë të pushtetit dhe opozitës. Opozita shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa
Ahmeti: Me Xhaferin kryeministër të gjithë do të jenë zot në shtetin e vet
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur nga foltorja e Kuvendit duke thënë se me Talat Xhaferin nuk ka qiraxhinj apo të zotë të shtetit, por siç tha ai, të gjithë janë të zotë të vendit tonë të përbashkët, Maqedoninë.
“Konceptin e fjalimit tim të sotshëm, ma ndryshuan dy parafolësit, Milloshoski dhe Trajanov. I nderuari Milloshoski, kur je lindur ti unë kam qenë në gjimnazist, por edhe qiraxhi i mohuar dhe i përqeshur nga ata që qeverisnin asokohe. Unë si i ri nuk isha i barabartë me gjeneratën time, duke mu mohuar gjuha e nënës. Duheshte të braktis vendin për jetë të më të mirë. Prandaj unë flas këtu si njeri që vjen nga prindër që janë detyruar të ikin për të ikur nga vuajtjet dhe torturat e sistemit. I nderuar Anton, kur është qeveria ime dhe e jotja? Sot apo atëherë?
Gjimnazi në Kërçovë sot nuk ka as zënka! Jo si atëherë! Për fat të keq në vitin 2001 ishim nëpër anë të kundërta. Sot jemi së bashku për të anëtarësuar vendin në BE? Si është shteti im, dhe i joti, më mirë, sot apo atëherë? Si është shteti jonë sot Antonio? Ti më ktheve 22-30 vite pas. Nuk jeni ju qiraxhinj e as ne zot në vendin e vet. Marrëveshja e Ohrit nuk ndryshoi asgjë përveç që sjelli përfitime pozitive për vendin. Nga kjo marrëveshje fituan edhe kishat edhe xhamitë, dhe gjithë komunitetet tjera. Këto 22 vite bashkë jemi ngritur. Unë dhe partia ime jemi përpjekur për partneritet të vërtetë, edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me LSDM-në.
Ahmeti gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e vendit, duke thënë se luftërat kanë mbaruar në vend. Sipas Ahmetit, Maqedonia së bashku duhet të ketë kujdes nga ndikimi rus dhe ndikimet tjera. /Telegrafi/
Trajanov: Zgjedhja e Xhaferit për kryeministër shitet si nacionalizëm
Deputeti i Lidhjes Demokratike, parti opozitare, Pavle Trajanov, nga foltorja e akuzoi Ali Ahmetin për nacionalizëm me zgjedhjen dhe euforinë për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria teknike nuk do të ketë mbështetjen time pasi një qeveri e tillë nuk është e rëndësishme më për vendin. Ali Ahmetit dua t’i them se triumfalizmi i tij për zgjedhjen e sotme është nacionalizëm klasik.
Përkatësia etnike në vend, të ndonjë kandidati për kryeministër nuk duhet të jetë e ekspozuar pasi jetojmë në një vend multietnik që mëton të shkojë në BE. Zotëri Ahmeti, ju e dërgoni Maqedoninë pas me triumfalizëm dhe nacionalizëm. Qytetarët duan shtet funksional e jo shtet euforik. Të rinjtë nuk punësohen me triumfalizëm” tha Trajanov.
Trajanov me partinë e tij ka qenë pjesë e shumicës por u largua pasi vlerësoi se shteti nuk shkon drejt rrugës evropiane.
Rexhepi: Ky është sukses për të gjithë shqiptarë, jo vetëm për BDI-në
Deputeti i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi sot nga foltorja e Kuvendit tha se nuk ka qenë e lehtë të thyhet tabuja etnike në vend.
“Ky nuk është një sukses i veçantë i një partie politike, por është i gjithë deputetëve shqiptarë në Maqedoni”, tha Rexhepi.
Ai tha se i pëlqen dikujt apo jo, shqiptarët janë 30 për për qind rezidentë ose jo, dhe se zgjedhja e kryeministrit është meritorë.
Ai shtoi se ne do të jemi pjesë e historisë, ku një kryeministër shqiptarë do t’ju shërbejë qytetarëve pa dallime etnike.
Krmov: Xhaferi është njeriu që më shumti ka thyer rregullat e Kuvendit
Deptuteti i partisë opozitare “E Majta” Borisllav Krmov nga foltorja e Kuvendit tha se Xhaferi është deputeti dhe kryetari i Kuvendit, më i keqi në histori të dhomës ligjvënëse.
“Xhaferi është deputeti dhe kryetari i Kuvendit që ka historikisht më shumë padi për gabimet në udhëheqjen e Kuvendit. Xhaferi është ai që ka thyer rregullat e Kuvendit. Xhaferi ka fshehur ligjet që ju ndihmojnë qytetarëve dhe ka fshehur amandamentet e deputetëve. Xhaferi është ai që theu ligjet e vendit duke folur shqip në Bruksel. Xhaferi nuk është as kryeministër i duhur i shqiptarit të ndershëm në Maqedoni” tha Borisllav Krmov.
Krmov gjithashtu përmendi edhe incidente tjera, duke thënë se partitë e pushtetit e nxjerrin maqedonasin në rend të dytë në shtetin e tyre.
Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut në krye të të cilës do të jetë Talat Xhaferi.
“Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Ai ka shtuar sze shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.
“Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE.Suksese”, shkruan Begaj.
Kaevski: LSDM do të votojë për qeverinë teknike
LSDM do të votojë për Qeverinë teknike, nuk do të lejojmë që OBRM-PDUKM të njollosë procesin zgjedhor dhe fitoren e dyfishtë në frontin evropian.
“Duke vendosur interesin e vendit në rend të parë deputetët e LSDM-së si parti progresive dhe proeuropiane, së bashku me deputetët e shumicës, do të mbështesin qeverinë teknike, tha deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së gjatë fjalimit në Kuvend.
Ai tha se nuk do të lejojmë që OBRM-PDUKM-ja të hedhë njollë në procesin zgjedhor dhe me këtë në fitoren e dyfishtë të frontit pro-evropian në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Së bashku me shumicën e deputetëve, bashkë me qytetarët, nuk do të lejojmë që skenarët destruktivë të OBRM-PDUKM-së të kenë sukses. LSDM në vitet e kaluara ka treguar se është parti demokratike që di të mbrojë zërin e qytetarëve dhe të drejtën e tyre të pacenueshme për të shprehur lirisht vullnetin e tyre. Kështu do të vazhdojmë”, tha Kaevski./Telegrafi/
Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri ka thënë se si parti do ta mbështetin Talat Xhaferin si kryetar të qeverisë teknike, edhe pse mund të duket si simbolik dhe teknik, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot jemi këtu për të diskutuar rreth qeverisë teknike. Ky ndryshim i kryeministrit sado që të jetë simbolik apo edhe ndryshim teknik, unë jam i lumtur që do të votojë Talat Xhaferin si kryeministër i vendit. Ne e kemi mbështetur Xhaferin edhe kur ishte më rëndë, atëherë kur kishte trazira për zgjedhjen e tij si kryetar kuvendi në vitin 2017 ku ne si parti sakrifikuam gjithçka” tha Aziri, deputet i ASH-së.
ASH është pjesë e përbërjes qeveritare së bashku me BDI-në, LSDM-në dhe partnerë tjerë më të vegjël.
Milloshoski: Një dezertor do të jetë kryeministër i vendit
Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së, ka kritikuar ashpër votimin e Talat Xhaferit si kryetar i Qeverisë teknike, duke thënë se ai ka dezertuar nga Ushtria e Maqedonisë dhe ai nuk mund të jetë kryeministër i mirë.
“Mos prisni nga Talat Xhaferi të jetë më i mirë për vendin. Nuk mundet një dezertor i ushtrisë të udhëheq vendin si duhet. BDI nuk ka kualitet për të udhëhequr vendin. LSDM, PRSDM dhe partnerët tjerë, sot maqedonasin e kanë bërë qiraxhinj në vendin e tij. Sot, ata që thonë se është ditë historike, duhet ta thonë këtë pasi historikisht, Maqedonia ka më shumë borxhe, korrupsion, pasaporta për kriminelët e botës dhe historikisht kemi më shumë njerëz në listën e zezë të SHBA” tha mes tjerash Milloshoski.
Lajmi i plotë KËTU.
Opozita shqiptare bojkoton seancën, nuk do të votojë për Talat Xhaferin kryeministër
Opozita shqiptare nuk do ta votojë Talat Xhaferin si kryeministër teknik, me këtë edhe si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftuar më herët liderët e partive të Lidhjes Europiane për Ndryshim – LEN-it, deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhje a Qeverisë teknike.
Fjalimi i Xhaferit para zgjedhjes kryeministër: Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve
Talat Xhaferi, kandidati për kryeministër i parë shqiptar në Maqedoni, në ekspozenë e tij para deputetëve ka thënë se respektimi i ligjit dhe Kushtetutës, por edhe zbatimi i programit qeveritar do të jetë prioritet për të, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeverinë do ta udhëheq me përgjegjësi, duke përmbushur detyrimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit. Edhe pse është qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet, për mua një ditë apo 100 janë të njejta, dhe dua të ju sigurojë që përgjegjësia dhe institucionalizmi në udhëheqje do të jetë detyra ime. Unë do të vazhdojë programin e qeverisë së kaluar duke realizuar prioritetet e qytetarëve dhe të qeverisë.
Për të ecur drejt rrugës së BE-së ne do të bëjmë hapat e duhura dhe të sigurta që i takon një shteti serioz. Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve. Puna e qeverisë sime do të kalojë edhe nëpërmjet sfidave që do të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe Kushtetuese. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe zhvillimin e vendit, do të jetë obligim i imi. Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë time.
Xhaferi gjithashtu ka folur edhe për administratën publike dhe zhvillimin e gjithë institucioneve tjera që janë detyrë e qeverisë. /Telegrafi/
Ahmeti: Të gjithëve ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke thënë se të gjithë të pranishmëve në Kuvend ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjithë që i kam takuar deri tani, ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi. është ditë për të ju gëzuar. Nuk është ky sukses i vogël, që shqiptarët për një çerek shekulli të arrijnë gjithë këto të mira kombëtare. T’i kishe thënë dikujt para 20 vjetësh se kjo do të bëhet realitet, do të sugjeronte terapi neuropsikiatrike” tha mes tjerash Ahmeti.
Përndryshe, në Kuvend sot duhet të votohet Talat Xhaferi si kryeministër teknik i cili do të ketë rol për organizim të zgjedhjeve brenda 100 ditësh. /Telegrafi/
Xhaferi: Veprat e Ali Ahmetit do të jenë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme
Mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Talata Xhaferi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e ka cilësuar si njeri veprat e të cilit do të jenë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme.
“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë”, shkruan Xhaferi në prfolin e tij në Facebook.
Sot, shton Xhaferi, jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne.
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj