LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë: Vendimi i Kushtetueses nuk nënkupton se do të rriten pagat e funksionarëve për 78 për qind

Qeveria e Maqedonisë: Vendimi i Kushtetueses nuk nënkupton se do të rriten pagat e funksionarëve për 78 për qind

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizohen dispozitat nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar është përfundimtar dhe duhet të respektohet. Por, kjo nuk nënkupton se automatikisht do të rriten pagat e të gjithë personave të emëruar për 78 për qind siç spekulojnë një pjesë e publikut, bëhet e ditur në përgjigjen e Qeversië, në pyetjen e MIA-s për këtë vendim.


“Theksojmë se “ngrirja” e deritanishme e bazës ishte në fak qëndrim qeveritar gjatë periudhës së kaluar dhe nga ana e Qeverisë i njëjti është mbrojtur si qëndrim para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i cili me vendim të Kushtetueses i njëjti në praktikë shfuqizohet. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të autorizimeve të saja ka dhënë mendim negativ për nismën për ndryshimin e neneve nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Gjykatën Kushtetuese me të cilën e konfirmon qëndrimin e Qeverisë se zgjidhja ligjore për pagat nuk duhet të ndryshohet. Kështu që, qëllimi i Qeverisë ishte dhe ende është i qartë, e ai është punë e paguar në mënyrë korrekte dhe të drejtë për të gjithë faktorët në shoqëri”, bëjnë të ditur nga Qeveria.

Edhe pse baza për llogaritjen e pagës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rritet, Qeveria në mënyrë konkrete i shqyrton mundësitë për uljen e koeficientëve për llogaritjen e pagës te personat e zgjedhur dhe të emëruar për të cilët ka mundësi ligjore, ndërsa me qëllim që të mos rëndohet buxheti. U bënë thirrje edhe faktorëve të tjerë që ta bëjnë të njëjtën, në kuadër të autorizimeve të tyre ligjore.

“Njëherësh, bëjmë thirrje edhe që të mos spekulohet dhe të shmanget retorika dhe aktivitetet populiste, të bisedohet realisht dhe me fakte, nënvizohet në përgjigjen e shërbimit për informim të qeverisë. Gjithashtu, informojnë, për momentin punohet në zgjidhjen për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe Ligjit për pagat me të cilin do të bëhet zgjidhje sistemore për pagat në sektorin publik dhe do të sigurohet rritje e vazhdueshme sipas metodologjisë së konfirmuar. Për momentin edhe paga miminale dhe mesatare si dhe norma e pensioneve është në nivelin më të lartë deri më tani dhe ne edhe më tutje do të punojmë edhe në rritjen e pagave dhe pensioneve, por edhe në uljen e shpenzimeve për jetesë, me qëllim që të sigurojmë standard më të lartë jetësor për qytetarët. Çdo qytetar duhet të jetojë me dinjitet dhe t’i vlerësohet puna sipas kualifikimeve, vëllimit dhe kompleksistetit të punës të cilën e punon ose e ka punuar”, informojnë nga Qveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori