LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të shpenzoj 1 milionë e 450 mijë euro për pishina

Qeveria e Maqedonisë do të shpenzoj 1 milionë e 450 mijë euro për pishina

Njëzet e nëntë pishina të cilat i paralajmëroi kryeministri Zaev mbrëmë në pyetjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit gjithsej 1 milion e 450 mijë euro gjegjësisht 50 milion euro për një pishin të ndërtuar. Ai tha se 14 pishina për të cilat është planifikuar të ndërtohen këtë vit më vetëm se janë siguruar vendet e ndërtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, për portalin ”A1on” e konfirmoi shumën dhe komunat se ku do të ndërtohen pishinat. Ai informon se pishinat do të jenë brenda shkollave me standarde më të reja evropiane, ndërsa do të jenë të angazhuar edhe shpëtimtar të cilët do të kujdesen për notuesit.


“Një pishinë do të kushtojë 50 milion euro, 14 pishina do të ndërtohen këtë vit dhe varet nga reagimi i opinionit dhe suksesit nëse do të vazhdohet ndërtimi edhe për vitet e ardhshme me projektin për ndërtimin edhe të 15 pishinave tjera. Pishina këtë vit do të ndërtohen në komunat Gjorçe Petrov, Karposh, Çair, Kisella Voda, Aerodrom, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Prilep, Kavadarë, Tetovë, Gostivar dhe Veles, ndërsa janë planifikuar edhe restaurimin i pishinës së vjetër në Strugë”, tha Kaevski.

“Pishinat do të jenë me madhësi 8.80×14.80 dhe deri në orën 15:00 do të shërbejnë për nxënësit, ndërsa pastaj do të mund të shfrytëzohen për qëllime komerciale”, tha Kaevski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori