LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk pret probleme në procesin e integrimit të vendit në NATO

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk pret probleme në procesin e integrimit të vendit në NATO

“Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Procesi i integrimit është në fazën përfundimtare dhe nuk pritet të ketë probleme me ratifikimin e protokollit në cilin do vend-anëtarë. E vetmja çështje është koha se kur do të përfundojë, varësisht nga procedurat e institucioneve në vendet-anëtare”.

Këtë e theksoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, duke u përgjigjur në lidhje me çështjen nëse pritet që zgjedhjet parlamentare në Spanjë ta vonojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhjet në Spanjë mund të vonojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në dhjetor
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Spanjë mund të vonojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në dhjetor

Ai shtoi se procesi i integrimit në NATO është në fazën përfundimtare dhe se ka shkuar me temp të shpejtë.

Hoxha tha se anëtarësimi me të drejta të plota i vendit do të bëhet kur të përfundojë ratifikimi i protokollit nga të gjitha vendet-anëtare të NATO-s dhe kur përfundimisht të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Spanja akoma nuk e ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe zgjedhjet parlamentare të cilat janë planifikuar për më 10 nëntor, mund ta shtyjnë anëtarësimin e vendit në NATO në samitin e dhjetorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori