Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në emër të kryeministrit Zoran Zaev, në Kuvend e ka dorëzuar listën me propozimet për zv.ministra.

Së bashku me listën, është dorëzuar edhe biografia e zv.ministrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Lista e zv.ministrave të propozuar nga Qeveria është si më poshtë:

- Bashkim Hasani, zv.ministër në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Nazim Bushi, zv.ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme;
- Agim Nuhiu, zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë;
- Ilhan Rahman, zv.ministër në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare;
- Fatmire Isaki, zv.ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme;
- Dimitar Kovaçevski, zv.ministër në Ministrinë e Financave;
- Zoran Manevski, zv.ministër në Ministrinë e Ekonomisë;
- Trajan Dimkovski, zv.ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;
- Ilir Hasani, zv.ministër në Ministrinë e Shëndetësisë;
- Arafat Shabani, zv.ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
- Enver Hussein, zv.ministër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale;
- Zoran Dimitrovski, zv.ministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale;
- Sedat Sulejmani, zv.ministër në Ministrinë e Kulturës;
- Aleksandar Bajdevski, zv.ministër në Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës;
- Bekim Rexhepi, zv.ministër në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve;
- Hristina Odzaklieska, zv.ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.