LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë diskuton për bastore online, hapi i parë për mbylljen e lojërave të fatit

Qeveria e Maqedonisë diskuton për bastore online, hapi i parë për mbylljen e lojërave të fatit

Ministria e Financave i ka propozuar Qeverisë së Maqedonisë bastore online, me çka pritet të bëhet mbyllja e atyre tradicionale.

Propozimi i ministrisë do të shqyrtohet sot nga Qeveria, ndërsa sipas informacioneve të disa mediumeve pritet që të pranohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo zgjidhje e propozuar do të paraqitet në një seancë të Qeverisë, ajo do të diskutohet. Dua të theksoj në frymën e transparencës për të cilën folët, rreth 40 milion euro mblidhen në buxhet në bazë të tarifës speciale të paguar, nga këta organizatorë të lojërave të fatit, që është 23 përqind – ose 20 përqind për buxhetin, nga ku 3 përqind ndahen në institucione të tjera”, tha sot ministrja e Financave, Nina Angelovska.


Ajo tha se bëhet fjalë për përmirësim të rregullativës, duke shtuar se edhe në gjendje të jashtëzakonshme mund të merren vendime të rëndësishme.

Më shumë detaje rreth propozimit për funksionimin e bastoreve dhe lojërave të fatit, priten pas përfundimit të seancës së Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori