LAJMI I FUNDIT:

 Qeveria e Kosovës miraton rregulloren për organizim të brendshëm të Bibliotekës Kombëtare  “Pjetër Bogdani”

 Qeveria e Kosovës miraton rregulloren për organizim të brendshëm të Bibliotekës Kombëtare  “Pjetër Bogdani”
Foto: Arkiv

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, vendim ky i marr pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,

Gashi tha se objektivat kryesore të kësaj projekt-rregulloreje janë organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, në harmoni të plotë me Ligjin për Administratën Shtetërore të Kosovës. Po ashtu, ai theksoi se miratimi i kësaj rregulloreje do të sjell qartësi të një niveli më të lartë, dhe do të ndikojë edhe në performancën e stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ndër të tjera, Gashi u shpreh se kjo ka kosto buxhetore, mirëpo nuk krijon obligime shtesë pasi që mjetet financiare do të ndahen nga linja për Paga dhe Mëditje e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

Kulture
Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi

Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi

Piktura
EVA

EVA

Poezi

"Bija e shqiptarit", aktore me famë botërore: Lamtumirë Irene Papas

Kulture
Grekomania

Grekomania

Kulture
EPOKAT E REJA

EPOKAT E REJA

Poezi
Kalo në kategori