LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës: Deklarata e përbashkët e Samitit në Tiranë u tërhoq nga nikoqiri i takimit

Qeveria e Kosovës: Deklarata e përbashkët e Samitit në Tiranë u tërhoq nga nikoqiri i takimit

Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi ka demantuar lajmet e medieve serbe, të cilat raportuan sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte refuzuar të nënshkruante deklaratën e përbashkët gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në takimin e mbajtur në Tiranë.

Kelmendi ka thënë për Telegrafin se kjo deklaratë ishte tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit.


Ajo u shpreh se arsye e tërheqjes së deklaratës janë dallimet e mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë.

“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kelmendi.

Ndryshe, mediet në Serbi raportuan sot se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që refuzoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, kjo pasi sipas tyre në deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt sot në Tiranë, ka propozuar një kornizë të re bashkëpunimi.

Gjatë fjalimit të tij ai ka theksuar se “Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore”.

Kurti në Tiranë propozon kornizë të re të marrëveshjes për tregti të lirë në rajon
Lexo po ashtu Kurti në Tiranë propozon kornizë të re të marrëveshjes për tregti të lirë në rajon

“Kjo kornizë e re do të quhej Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA”, tha Kurti ndër të tjera në këtë takim.

Ai u shpreh se “SEFTA do t’i përfshinte vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, bazuar në një marrëdhënie të veçantë me BE-në, të ngjashme me marrëveshjen e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA)”.

Fjalimin e tij, ai e ndau në tri pjesë, ku ndër të tjera theksoi se “Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; ne do të angazhohemi vetëm si të barabartë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori