LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e kënaqur me punën e 80 zëvendësministrave

Qeveria e kënaqur me punën e 80 zëvendësministrave

Zyra e Kryeministrit është shprehur e kënaqur me punën që deri më tani kanë bërë zëvendësministrat, numri i të cilëve arrin në 80 sish.

Në bazë të raporteve të punës që i kanë dorëzuar në zyrën e kryeministrit, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se shihet se zëvendësministrat kanë pasur angazhime serioze.


“Prej punës që ata kanë prezantuar në raportet e tyre tregojnë se kanë pasur angazhim serioz. Ka ministri që zëvendësministrat kanë pasur punë shumë konkrete, aty ku janë koordinatorë të temave të caktuara dhe udhëheqës të projekteve të caktuara”, ka thënë Tahiri, duke u shprehur i kënaqur me punën që ata kanë bërë deri më tani.

“Nga ajo çka kam parë në raporte, jam i kënaqur me punën e zëvendësministrave, por ky është vetëm një vlerësim personal, sepse vlerësimin për punën e tyre duhet ta japin ministrat dhe kryeministri”, është shprehur ai.

Edhe zëvendësministrat të cilët janë kontaktuar nga gazeta kanë mbrojtur punën e tyre gjatë kësaj periudhe kohore të qeverisjes.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme që vjen nga radhët e PDK-së, Izmi Zeka, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se raporti i punës së tij është fokusuar në tri drejtime: takimet me miqtë ndërkombëtarë, angazhimi në strategjinë për migrim, riatdhesim dhe armë, si dhe në politikëbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Edhe zëvendësministri i AKR-së në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ka punuar më shumë se kolegët e tij zëvendësministra në këtë ministri.

Por, njohësit e rrethanave politike mendojnë se zëvendësministrat me punën e tyre nuk i arsyetojnë as pagat që marrin.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori