LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Bullgarisë sot cakton kushtet për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Bullgarisë sot cakton kushtet për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Bullgarisë sot duhet ta caktojë qëndrimin dhe kushtet për mbështetjen e euroitnegrimeve të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministrja edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva deklaroi se do të caktohet kushtet kyresore për mbështetjen e anëtarësimit të Shkupit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zakharieva thotë se Bullgaria ka interes të nisin bisedimet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, por kjo mbështetje nuk do të jetë pa kushte.

Kushtet që i vendosi Sofja janë që Shkupi të ndalojë me pretendimet se ka pakicë maqedonase në Bullgaria, të ndalojë me ideologjinë anti-bullgare dhe gjuhës së urrejtjes, arritjes së pajtueshmërisë për çështjet historike./Telegrafi/