Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së tij ka pasur progres ekonomik në Kosovë, duke numëruar rritjen e prodhimit, eksportit si dhe numrin e të punësuarve, madje sipas tij janë 40 mijë persona që janë regjistuara si punëtorë.
Ndonëse, në tërë botën kryetemë është kriza ekonomike dhe ajo energjetike, Kurti ka dalë me disa statistika interesante.
Qysh nga koha e pandemisë Covid-19 e deri gusht të këtij viti, sipas Kurtit janë regjistruar gjithsej 40 mijë vende të reja pune.
Në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë.
Për këto të dhëna të paraqitura së fundmi nga qeveria në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe punësimit të 40 mijë qytetarëve, ka reaguar Partia më e madh opozitare, PDK.
“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, ka thënë Arben Mustafa.
Për njohësit e Ekonomisë shifrat e prezantuar nga Kurti, janë të sakta, mirë këto kanë ardhur si shkak i formalizimit të vendeve të punës, pas pakove ndihmëse të qeverisë për popullatën.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë se gjithë këta punëtorë kanë punuar në të zezën para kësaj kohe.
“Kryeministri është bazuar në statistika të administratës tatimore të Kosovës, për shkak të subvencioneve dhe ndihmave që ka dhënë Qeveria e Kosovës, një numër i madh i punëtorëve por që kanë punuar në të zezën, janë formalizu dhe po besoj që ato shifra rezultojnë për këtë. Duke pasur parasysh krizën ekonomike kohës së fundmi dhe luftën në Ukrainë, janë krijuar shumë pak vende të punës në Kosovë”, ka theksuar Mulaj.
Për formlizimin kaq të madh të punësimit ngjashëm mendon edhe Ekonomisti, Erton Bega.
Mirëpo, thotë se qeveria nuk duhet të deklaroi se janë krijuar vende të reja punës, dhe formalizimi i saj nuk është krejtësisht meritë e Qeverisë Kurti 2.
“Ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit, ka të bëjë kryesisht me paketat socio ekonomike ku jo vetëm kjo qeveri mirëpo edhe qeveria e kaluar, ka stimuluar formalizuar e vendeve të punës, përmes skemave të ndryshme të përkrahjes së bizneseve meqë rast kanë paguar një pjesë të pagës për një preiudhë të caktuar kohore dhe kjo ka ndikuar që bizneset ta shfrytëzojnë këtë mundësi që t’i ulin kostot e tyre, duke filluar t’i deklarojnë punëtorët e tyre të cilët ishin të punësuar në mënyrë joformale”, ka deklaruar Bega.
Në këto statistika, Kurti ka përmendur edhe Investimet e huaja direkte në Kosovë që sipas tij ka pasur rritje të vazhdueshme.
Në statistika thuhet se në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro., apo 47 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99 për qind më shumë sesa në vitin 2020./RTVD/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre