Qeveri me “kokë të pastër”
Ivo Sanader ishte politikani kroat që kishte mbështetjen më të madhe politike nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja brenda vendit të tij. Por, disa muaj më parë ai u akuzua zyrtarisht për korrupsion nga drejtësia kroate dhe u arrestua në Austri. E gjitha kjo ndodhi, pasi që ju bë e qartë politikanëve kroatë se rrugëtimi i mëtejmë i vendit të tyre drejtë BE-së, varet nga aftësia e institucioneve për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Mesazhe të ngjashme kanë marr së fundi edhe shtetet tjera fqinje të Kosovës, se nuk mund të ecin tutje në rrugën e integrimit në familjen evropiane, nëse nuk e pastrojnë shtëpinë e tyre nga kriminelët e të gjitha llojeve!
Ajo që u është thënë dhe po u thuhet shteteve fqinje të Kosovës është pothuajse e njëjta gjë që sot po na thuhet edhe neve në Kosovë, se anëtarët e kabinetit të ardhshëm qeveritarë duhet të jetë njerëz “më duar të pastra”. Megjithatë, dallimi mes Kosovës dhe shteteve fqinje është tek (mos)kuptimi që u bëhet këtyre mesazheve nga ata që do të duhej t’i bënin veshët katër në këtë çështje. Miqtë ndërkombëtar po paralajmërojnë se Kosovë do t’i ketë punët keq nëse në institucionet e reja, që do të krijohen në javët e ardhshme, përfshihen njerëz që janë nën hetime, të dyshuar apo të dënuar nga ndonjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare për ndonjë vepër penale.
Krijimi i qeverisë nga këta politikanë “non grada” për bashkësinë ndërkombëtare, do të thotë, nëse jo ndërprerje, atëherë izolim i Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, ngjashëm siç i ndodhë sot ta zëmë Bjellorusisë. Fatkeqësisht figurat qendrore të partive politike që do të jenë pjesë të Parlamentit të ri në Kosovë dhe që janë pretendentë kryesorë për ta krijuar qeverinë e ardhshme, janë politikanë “me duart të pa pastra” në raport me ligjin. Për këtë gjë, opinioni vendorë dhe ndërkombëtar ditëve të fundit është “bombarduar” nga disa raporte të shërbimeve inteligjente perëndimore, të cilat kanë “prezantuar” anën e “panjohur” të politikanëve kosovarë, çka tregon se miqtë ndërkombëtar janë lodhur nga arroganca dhe papërgjegjësia e politikanëve kosovarë dhe se kërkojnë largimin e tyre nga pushteti për t’i hapur rrugë të ardhmes së Kosovës!
Më fjalë të tjera, po kërkohet që anëtarët e ish kabineteve të kaluara qeveritare në Kosovë të mos jenë pjesë e qeverisë se re, madje as pretendenti për kryeministër, Hashim Thaçi. Ndryshe, derisa ata gjenden brenda listës së personave të dyshuar, Kosova nuk do të mund bëjë progres, kjo për faktin se ata në vend që të shpenzojë energjinë e tyre për t’i shtyrë proceset përpara, do të angazhohen për ta mbrojtur vetën nga akuzat që rendojnë mbi ta. Një argument tjetër kundër z. Thaçi dhe vartësve të tij është edhe fakti se më ta vështirë se do të pranojë të bisedojë ndonjë diplomat serioz ndërkombëtar, derisa nuk pastrohet emri i tyre nga Raproti i Dick Martyt.
Prandaj, Kosova nuk mund të mbetet edhe më tej pengë i politikanëve me “koka të papastra”, të cilët do të ishin gati të futen në pazarllëqe politike për ta shpëtuar veten. Dhe kjo kërkesë duhet përsëritur fuqishëm nga vendorët dhe ndërkombëtarët, sepse duart nuk përlyhen nëse koka (truri) nuk i udhëzon të veprojnë ashtu. Kështu që politikanët kosovarë tani kanë vetëm dy zgjidhje: ose të ndjekin shembullin e Kroacisë dhe të ecim tutje, ose të injorohen thirrjet e miqve ndërkombëtarë dhe të shkojmë drejtë izolimit! Kjo e dyta do të ishte fatale për një shtet të ri si Kosova! Për të mos u realizuar ky skenarë “kokat e papastra” duhet që të lëshojnë rrugë, nëse për asgjë tjetër, për hir të interesit të përgjithshëm dhe të ardhmes së Kosovës. Dhe ky është thelbi i mesazhit ndërkombëtar, se politikanët e Kosovës duhet të ballafaqohen me të kaluarën e tyre, për t’i lenë vend të ardhmes së vendit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës