Arbër Hoxha do të jetë në dispozicion të Dinamo Zagreb për derbin e fundjavës kundër Hajduk Split, që zhvillohet të shtunën në “Maksimir” nga ora 15:00.

Pavarësisht frikës fillestare pas daljes së tij nga loja në ndeshjen ndaj Goricës, sulmuesi anësor nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz dhe pritet të marrë minuta në derbi – qoftë si titullar, qoftë si zëvendësues.


Ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Mario Kovacevic dhe për tifozët, të cilët u shqetësuan mbrëmë kur Hoxha u largua nga fusha me barelë.

Meqenëse edhe Mateo Lisica mungoi ndaj Goricës për shkak të problemeve shëndetësore dhe mbetet ende në pikëpyetje për derbin, humbja e Hoxhës do të ishte goditje e madhe për krahët e Dinamos.

Derbi mes Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split zhvillohet të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/

telegrafi sport app