Qentë mund të zhvillojnë alergji, sepse njerëzit i kanë përkëdhelur shumë?

Dy raca janë posaçërisht të prira në këtë drejtim
Hulumtuesit nga Britania e Madhe kanë treguar që rreth 20 për qind prej rreth 8 milionë qenve, nëse jetojnë në ishull, vuajnë nga alergjitë të cilat janë shkaktuar me jetën e tyre të lehtë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi ka treguar që dremitja në divane, koha e shumtë të cilën e kalojnë në vend të mbyllur në vend se në ajër të pastër, por edhe konsumimi i ushqimit i cili u është i dedikuar njerëzve, çon në atë drejtim që miqtë tanë katërkëmbësh t’i zhvillojnë alergjitë.
Siç shkruan “Metro” britanike, ekspertët theksojnë që labradorët posaçërisht janë të prirë për alergji, si edhe terrierët e Jorkshirit.
Dr. Den O’Nil, mësimdhënësi në Kolegjin Mbretëror të Veterinës dhe ekspert i epidemiologjisë shtazore konsideron që alergjitë janë të lidhura me problemet më të shpeshta të cilat janë paraqitur, siç janë irritimi i lëkurës dhe problemet me veshët dhe sytë.
Besohet që, nëse qeni rritet në ambient të pastër, organizmi i tij nuk është mjaftueshëm i ekspozuar dhe kjo mund të çojë drejt imunitetit më të dobët.
O’Nil konsideron që edhe tenjat e vdekura nga jastëku mund të shkaktojnë alergji te qentë. Ai ka thënë për gazetën “Times” që qentë duke jetuar me njerëzit, kanë filluar të zhvillojnë alergjitë.
”Shumica e qenve ka lindur për të qenë jashtë, ndërkaq ata tani jetojnë brenda. Edhe pse është mirë që jetojnë në ambient të ngrohtë, kjo mund të jetë shkaktar i alergjive, konsideron O’Nil. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa